'Peppa pig', filmi vizatimor që na mëson dashurinë familjare

'Peppa pig', filmi vizatimor që na mëson dashurinë familjare

07:13, 19/01/2019
A+ Aa A-

Kohët e fundit, një derrkuc u bë shumë i preferuar edhe për fëmijët kinezë. Emri i tij është "Peppa" dhe është personazh i një filmi vizatimor në gjuhën angleze "Peppa Pig" për fëmijët parashkollor. Në këtë film tregohet historia mes "Peppa Pig"-ut dhe familjarëve të tij, të cilat janë shumë interesante dhe me shumë moral. Ky film shfaq konceptin tradicional të familjes dhe miqësinë, duke u mirëpritur thellësisht nga fëmijët dhe prindërit e tyre në mbarë botën, shkruan Radio e Jashtme e Kinës.

Në këtë film shfaqet një familje me 4 anëtarë, tregimet janë të shkurtra dhe skenat të thjeshta. Por përse ky film tërhoqi kaq shumë fëmijë? Nëse pyesim fëmijët ata do na prezantojnë me naivitet pikëpamjet e tyre të brendshme.

Image

"Më pëlqen se babai dhe nëna e Peppa-s kërcejnë së bashku me fëmijët."

"Më qëlqen se gjyshi ushqeu një dinozaur për Peppa-n dhe George!"

"Kur George u mirëprit nga fëmijët e tjerë, Peppa u gëzua shumë!"

Prindërit pozitivë dhe të durueshëm

Nëse njollosim rrobat në moshën e vogël apo nëse gërvishtim mobiljet cili do të ishte reagimi i prindërve?

Image

Ka disa prindër që do t'i kritikonin rëndë fëmijët, por ka edhe nga ata që do e kishin marrë këtë ngjarje me sportivitet.

Në këtë film vizatimor, babai dhe nëna e "Peppa Pig"-ut janë shumë të mirë dhe të butë. Kur Peppa dhe George doni të shkonin për kërcim jashtë, nëna e tyre jo vetëm që ju solli çizmet e shiut, por kërceu bashkë me ta. Kur Peppa-s iu prish kompjuteri, babai nuk e dënoi por ia riparoi atë dhe luajti lojëra online së bashkë me të.

Këto veprime pasqyrojnë metodën e edukimit me " shumë ndikime".

Psikologët kanë studiuar metodat e prindërve për rritjen e fëmijës për shumë kohë. Psikologu amerikan D. Baumrin analizoi se metodat e edukimit përbëhen nga dy elemente: elementi i kërkesave dhe elementi i reagimit.

Image

Edukimi me kërkesat lidhet me nivelin e kërkesave dhe kontrollit të prindërve për fëmijët. Prindërit që vendosin standardet më të larta dhe kanë kërkesa shumë të larta zbatojnë metodën e edukimit me nivelin më të lartë të kërkesave. Në të kundërtën, prindërit që janë më tolerant dhe më të butë me fëmijët, niveli i kërkesave të edukimit do të jetë më i ulët.

Edukimi me reagimet lidhet me qëndrimet dhe emocionet e prindërve për fëmijët. Nëse prindërit mbajnë qëndrim më pozitiv dhe aktiv ndaj fëmijëve dhe ua plotësojnë shumë kërkesat, niveli i reagimeve të edukimit është më i lartë. Në të kundërtën, prindërit që mbajnë qëndrim më negativ ndaj fëmijëve dhe refuzojnë më shumë kërkesat e tyre, niveli i reagimeve të edukimit është më i ulët.

Çdo fëmijë ëndërron që prindërit e tij të kenë qëndrim pozitiv dhe shumë durim. Pasi me inkurajimin e këtyre prindërve fëmijët do të kenë më shumë interes për botën e jashtme, do të kenë guxim për eksplorimin e gjërave të reja dhe do të jenë më aktivë në komunikimet shoqërore. Prandaj, "Peppa Pig" u pëlqye shumë nga fëmijët.

Image

Gjyshi dhe gjyshja që u përkushtohen shumë fëmijëve

Përveç babait dhe nënës tolerante, edhe gjyshi dhe gjyshja e "Peppa Pig"-ut u pëlqyen shumë nga fëmijët. Kur prindërit e tyre kishin punë në mbrëmje, ata i kërkuan gjyshit dhe gjyshes të kujdesen për Peppa-n dhe George. Të dy fëmijët nuk kishin dëshirë të flinin herët dhe luajtën së bashku me gjyshërit. Kur prindërit u kthyen, të gjithë kishin rënë në gjumë për shkak të lodhjes nga lojërat.

Në jetën aktuale të familjes kineze, shumë gjyshër i ndihmojnë nipërit dhe mbesat. Sipas të dhënave statistikore të Ministrisë kineze të Arsimit, 10 milionë fëmijë nën moshën 16 vjeç nuk edukohen nga prindërit. 84% e këtyre fëmijëve rriten nga gjyshërit. Në shumë familje kineze, prindërit janë kujdestarët kryesorë të fëmijës dhe gjyshërit ndihmojnë herëpashere për ruajtjen e fëmijëve. Sipas një raporti, në 80% të familjeve kineze, gjyshërit ndihmojnë për përkujdesjen e nipërve dhe mbesave.

Por në realitet, gjyshërit nuk janë aq zemërgjerë si gjyshërit e "Peppa Pig"-ut. Sipas studimeve përkatëse, brezi i gjyshërve nuk është i ndjeshëm ndaj humorit të fëmijëve. Gjyshërit u kushtojnë vëmendje më të madhe ushqimeve dhe veshjeve të fëmijëve. Gjyshërit duan të ngarkohen me të gjitha punët shtëpiake, duke ndikuar aftësitë e veprimeve bashkërenduese të fëmijëve dhe penguar aftësinë e rregullimit të humorit të tyre. Nëse ekziston konflikti i koncepteve të edukimit mes gjyshërve dhe prindërve, do të ketë problem më serioz. Në flimin vizatimor, gjyshërit e "Peppa Pig"-ut japin shembuj shumë të mirë. Ata u kushtojnë vëmendje të madhe kërkesave të humorit të fëmijëve dhe luajnë lojëra së bashku me ta. Ata ruajtën edhe marrëdhënien harmonike me prindërit.

Image

Një vëlla i mirë si George

Peppa ka edhe një vëlla të vogël me emrin George. Peppa pëlqen të luajë lojërat e ndryshme së bashku me vëllain dhe fëmijët e tjerë. Ato formojnë marrëdhënien shumë të mirë mes motrës dhe vëllait, e cila është një pjesë e rëndësishme në marrëdhëniet familjare. Fëmijët e mëdhenj mund t'i ndihmojnë prindërit pët t'u kujdesur për vëllezërit dhe motrat më të vegjël. Vëllezërit dhe motrat shoqërojnë njëri-tjetrin për një kohë më të gjatë, duke iu ofruar njëri-tjetrit ngrohtësi dhe përkrahje.

Në familjet reale janë të pashmangshme konfliktet e ndryshme mes vëllezërve dhe motrave. Peppa dhe George kanë ndërtuar një marrëdhënie miqësore të ngushtë dhe pothuajse perfekte.

Këto marrëdhënie pozitive mund të lehtësojnë problemet e konflikteve dhe zënkat, që ndodhin në ambiente dhe momente të pakëndëshme. Me procesin e rritjes fëmijët do të kërkojnë më shumë autoritet dhe status të barabartë, duke shkaktuar më shumë konflikt me fëmijët e tjerë. Kjo mund të shkaktojë ndrydhje në vetvete tek fëmijët. Në kohën e lirë, formimi i marrëdhënieve harmonike mes fëmijëve mund të përmirësojë mjedisin e fëmijëve.

Image

Prindërit duhet të punojnë për krijimin e një atmosfere harmonike tek fëmijët.

Kjo është familja e "Peppa Pig"-ut, nëse prindërit dëshirojnë të njohin botën e brendshme të fëmijëve, duhet ta shohin këtë film vizatimor së bashku me fëmijët e tyre, për të mësuar nga durimi dhe dashuria e prindërve të "Peppa Pig"-ut./Xu Guang, CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco