Shefi  i ‘Deutche Welle’ viziton kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar

Shefi i ‘Deutche Welle’ viziton kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar

13:59, 16/01/2019
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welle, z. Peter Limbourg, i shoqëruar nga dy përfaqësues të tjerë të kësaj mediaje ka vizituar sot Komunitetin Mysliman të Shqipërisë , ai u takuan me kryetarin Skënder Bruçaj.

Sipas KMSH-së, gjatë takimit u diskutua për aspekte të ndryshme të raportimit të tematikave fetare ndër vite të kësaj mediaje si dhe për hapësirën që ka pasur institucioni i KMSH-së në raportimet e saj.

Në fjalën e tij, z. Bruçaj, pasi bëri një rezyme të shkurtër të institucionit që drejton, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me DW si thelbësore në mos tjetërsimin e termave fetarë në përdorimin e përditshëm të raportimeve që vijnë nga problematika fetare të vendit tonë.

Ndërsa z. Limbourg, vlerësoi punën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe kontributin që ka ky institucion në shoqërinë tonë. Gjithashtu ai vlerësoi frymën e tolerancës fetare në Shqipëri. Në fund ai prezantoi disa nga projektet që DË ka për rajonin e Ballkanit.

Deutsche Welle është media ndërkombëtare më e rëndësishme e Gjermanisë dhe një burim i njohur në mbarë botën për lajme dhe informacione të besueshme. DW

     transmeton në rreth 30 gjuhë dhe që nga viti 1992 edhe në gjuhën shqipe.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco