FOTO/ Valltarja që u kthye në Shqipëri me 'Gjerdanin e Artë'

FOTO/ Valltarja që u kthye në Shqipëri me 'Gjerdanin e Artë'

11:34, 16/01/2019
A+ Aa A-

Kjo foto e solistes valltare të Ansamblit të Valleve Popullore,  Lefta Mullisi me “Gjerdanin e Artë “ në qafë, na kujton atë moment kur Ansambli solli në atdhe trofeun e festivalit nga Dizhoni i Francës në vitin 1970.

Artistja e Merituar Lefta Mullisi, e cila sot ka ditëlindjen, ka interpretuar me talent e elegancë një seri vallesh popullore, të përpunuara nga mjeshtri Panajot Kanaçi.

Si soliste dhe pjesëtare e trupës së AKKVP, me interpretimet në skena të ndryshme të vendit dhe jashtë tij, ka prezantuar pasurinë e madhe të folklorit vallëzues me: Motivet e tij të bukura, traditat e tij të lashta, si dhe larminë e kostumeve nga të gjitha krahinat e vendit, që kanë impresionuar publikun në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë.

Gëzuar ditëlindjen Artistja e Merituar Lefta Mullisi, uron Teatri i Operas dhe Baletit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco