Zbulohet kalaja e lashtë egjiptiane pranë Detit të Kuq

Zbulohet kalaja e lashtë egjiptiane pranë Detit të Kuq

06:17, 11/01/2019

Gjatë gërmimeve në rrënojat e një qyteti të lashtë romak të ndërtuar në majë të një shkëmb fosil në Egjipt, u zbulua një kështjellë heleniste e ndërtuar më shumë se 2000 vite më parë.

Studiuesit thanë se kalaja u ndërtua për të mbrojtur jë  një port në bregun e Detit të Kuq. Kalaja përbëhej nga tre oborre të mëdha dhe struktura të shumta me punishte e dyqane.

Brenda kalasë, ekipi i arkeologëve gjeti një grumbull plehrash me figura terrakote, monedha, dhe madje edhe një fragment të një kafkë elefanti.

Rrënojat e qytetit romak, të quajtur Berenike Trogodytika, u zbuluan fillimisht në vitin 1818, megjithëse gërmimet filluan në 2012.

Kalaja e zbuluar është rreth 160 metra të gjatë dhe 80 metra të gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment