Vogëlushja kosovare nis karrierën në Hollivud

Vogëlushja kosovare nis karrierën në Hollivud

13:38, 07/01/2019
A+ Aa A-

Edona Hamza, me origjinë nga fshati Dobratin i Podujevës, është përzgjedhur si aktore nga një agjent i Hollywood-it. Edona, prej kohësh jeton në Kanada dhe ajo tashmë është në prag të jetë njëra ndër fytyrat e kinomatografisë hollivudiane.

Edona është përzgjedhur nga një agjent i Hollywood-it, i cili do të menaxhojë karrierën e saj. Kështu e kanë bërë të ditur të afërmit e Edonës, përmes një postimi në Facebook.

“Pas një jave të gjatë trajnimi dhe audicioni, ne jemi krenar të njoftojmë se vajza jonë Edona Hamza u përzgjodh nga një agjent i Hollivudit nga departamenti i të rinjve të CTG. Ky agjent do ta përfaqësojë atë në karrierën e saj të re dhe emocionuese në moshë kaq të re në aktrim. Ne jemi shumë krenarë me aktoren tonë Edona.

Udhëtimi i Edonës që sapo ka filluar nuk mund të presë për të parë se çfarë ka përpara për të. Duaje vajzën”, kanë shkruar të afërmit e saj, duke i bashkëngjitur edhe foton e mësipërme. shkruan Syri Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco