FOTO/ Zbulohet kalaja e lashtë egjiptiane pranë Detit të Kuq

FOTO/ Zbulohet kalaja e lashtë egjiptiane pranë Detit të Kuq

14:21, 05/01/2019
A+ Aa A-

Në majë të një shkëmb fosil në Egjipt, u zbulua një kështjellë heleniste e ndërtuar më shumë se 2000 vite më parë. Zbulimi u bë gjatë gërmimeve në rrënojat e një qyteti të lashtë romak.

Studiuesit thanë se kalaja u ndërtua për të mbrojtur jë  një port në bregun e Detit të Kuq. Kalaja përbëhej nga tre oborre të mëdha dhe struktura të shumta me punishte e dyqane.

Brenda kalasë, ekipi i arkeologëve gjeti një grumbull plehrash me figura terrakote, monedha, dhe madje edhe një fragment të një kafkë elefanti.

Rrënojat e qytetit romak, të quajtur Berenike Trogodytika, u zbuluan fillimisht në vitin 1818, megjithëse gërmimet filluan në 2012.

Kalaja e zbuluar është rreth 160 metra të gjatë dhe 80 metra të gjerë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco