Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Të famshmit që vdiqën gjatë 2018

Të famshmit që vdiqën gjatë 2018

09:11, 31/12/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja Aretha Franklin, astrofizikanti Stephen Hawkin, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB, Kofi Annan dhe shefi i kuzhinës, Joël Robuchon figurojnë në listen e personaliteteve të mëdhenj që humbën jetën gjatë vitit 2018:

JANAR 7: FRANCE GALL, 70 vjeç, interpretuese e shumë hiteve nga vitet 60 deri në vitet 80, e njohur veçanërisht me hitin e saj “Poupee de cire poupee de son”. 15: DOLORES O’RIORDAN, 46 vjeç, këngëtarja e grupit irlandez “The Cranberries”. 20: PAUL BOCUSE, 91 vjeç, konsiderohet si “papa i gastronomisë franceze”. 20: INGVAR KAMPRAD, 91 vjeç, themeluesi i rrjetit të dyqaneve të mobiljeve suedeze IKEA.

· SHKURT 13: HENRIK DE DANEMARK, 83 vjeç, bashkëshorti me origjinë franceze i mbretëreshës Margrethe II e Danimarkës. 18: IDRISSA OUEDRAOGO, 64 vjeç, regjisori nga Burkina Faso, fitoi çmimin e madh të jurisë në festivalin e Kanës në 1990 për “Tilai”. 21: BILLY GRAHAM, 99 vjeç, predikues evangjelist amerikan, bashkëbisedues i privilegjuar i presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për disa dekada. 24: SRIDEVI, 54 vjeç, konsiderohet si njëra nga aktoret më të mëdha të Bollywoodit.

· MARS 10: HUBERT DE GIVENCHY, 91 vjeç, legjenda e modës franceze 14: STEPHEN HAWKING, 76 vjeç, astrofizikant brianik, i njohur për punimet e tij mbi universin. I prekur nga sëmundja Charcot, është shndërruar në ikonë pas publikimit në 1988 të “Një histori e shkurtër e kohës”.

· PRILL 2: WINNIE MANDELA, 81 vjeç, ikona e luftës antiapartheid gjatë 28 vitëve kur bashkëshorti i saj, Neslon Mandela, ishte i burgosur. 13: MILOS FORMAN, 86 vjeç, prodhues filmash çeko-amerikan. Ka fituar dy herë Oscarin e regjisorit më të mirë, në 1976, për “One flew over the cuckoo’s nest” dhe në 1985 për “Amadeus” 17: BARBARA BUSH, 92 vjeç, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 1989 deri në 1993, është njëra nga dy gratë e vetme që dhe është martuar me një president amerikan (Georges H.W Bush) por që dhe që ka lindur një president amerikan (George W. Bush). 20: AVICII, 28 vjeç, superstar suedeze e skenës elektro, emri i tij i vërtetë është Tim Bergling.

· MAJ 7: MAURANE, 57 vjeç, emri i saj i vërtetë është Claudine Leuypaerts, këngëtare belge. 14: TOM WOLFE, 88 vjeç, shkrimtar amerikan, shpikësi i gazetarisë së re dhe autor i bestsellerit ndërkombëtar “The bonfire of the Vanities”. 22: PHILIP ROTH, 85 vjeç, gjigant i letërsisë amerikane, autori i “Portnoy dhe kompleksi i tij”, “The Task” dhe “American pastoral”, shpesh i përmendur për çmimin Nobel, por asnjëherë s’e ka fituar.

· QERSHOR 5: KATE SPADE, 55 vjeç, emër i madh i modës amerikane, e njohur për çantat e saj të krahut. 8: ANTHONY BOURDAIN, 61 vjeç, shef kuzhine, amerikan, i njohur për emisionin e tij televiziv “Parts Unknown” ku eksploronte specialitetet kulinare në të gjithë botën. 18: XXXTENTACION, 20 vjeç, repist amerikan, i vrarë në Florida. 20: ÉDOUARD-JEAN EMPAIN, 80 vjeç, baron e biznesmen belg. Rrëmbimi i tij në Francë ndodhi në 1978.

· KORRIK 5 : CLAUDE LANZMANN, 92 vjeç, kineast, filozof dhe gazetar francez, autori i librit madhështor “Shoah” në 1985, transmeton atsh.

· GUSHT 6: JOËL ROBUCHON, 73 vjeç, shef kuzhine që ka pasur numrin më të madh të yjeve në botë (32 yje në pikën më të lartë të karrierës së tij) 11: V.S. NAIPAUL (Vidiadhar Surajprasad Naipaul), 85 vjeç, shkrimtar britanik, fitoi çmimin Nobel për Letërsinë në 2001 16: ARETHA FRANKLIN, 76 vjeçe, këngëtare legjendare amerikane, e quajtur po ashtu “Mbretëresha e soulit” 18: KOFI ANNAN, 80 vjeç, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB, me origjinë nga Gana, çmim Nobel për Paqen në 2001. 25: JOHN McCAIN, 81 vjeç, senator rebublikan, i konsideruar si hero i luftës të Vietnamit, kandidat për zgjedhjet presidenciale në 2008.

· SHTATOR 6: BURT REYNOLDS, 82 vjeç, yll i Hollywoodit nga vitet 1970 deri në vitet 1980. 12: RACHID TAHA, 59 vjeç, këngëtar algjerian, figure emblematike e rokut francez gjatë viteve 80. 27: TARA FARÈS, 22 vjeçe, modele dhe ndikuese e famshme në rrjetet sociale, e vrarë në Bagdad.

· TETOR 1: CHARLES AZNAVOUR, 86 vjeç, një monument i këngës franceze dhe përfaqësues i diasporës armene në botë. 6: MONTSERRAT CABALLÉ, 85 vjeçe, soprano spanjolle e njohur për teknikën e saj “pianissimo” 12: PIK BOTHA, 86 vjeç, shef i diplomacisë i Afrikës të Jugut gjatë aparteidit. 15: PAUL ALLEN, 65 vjeç, bashkëthemeluesi i Microsoftit me Bill Gate në 1975 dhe vizionar i informatikës. 15: ARTO PAASILINNA, 76 vjeç, shkrimtar finlandez, i famshëm për librin e tijë “Lepuri i Vatanenit”. 22: GILBERTO BENETTON, 77 vjeç, njëri nga themeluesit e firmës italiane Benetton.

· NENTOR 12: STAN LEE, 95 vjeç, legjendë e personazheve ikonike si Spider Mani, Hulki dhe X-Menat. 26: BERNARDO BERTOLUCCI, 77 vjeç, gjigant i kinemasë italiane, regjisori i “Tango e fundit në Paris” dhe “Perandori I fundit”. 30: GEORGE HERBERT WALKER BUSH, 94 vjeç, presidenti i 41-të amerikan (1989-1993).

· DHJETOR 3: ALBERT FRÈRE, 92 vjeç, sipërmarrës i njohur në Belgjikë, ish-drejtori i holding GBL. 8: LIOUDMILA ALEXEEVA, 91 vjeçe, ish-kundërshtare e regjimit sovjetik dhe militante për te drejtat e njeriut në Rusi. 28: AMOS OZ, 79 vjeç, shkrimtari i famshëm izraelit, mbrojtës i fuqishëm i paqes në romanin autobiografik “A Tale of Love and Darkness” (Një histori dashurie dhe errësire) që njohu një sukses botëror.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco