1952/ Ushtari kufitar ekzekutohet se hëngri misër nga uria: Të rrojë partia, unë tradhtova...

1952/ Ushtari kufitar ekzekutohet se hëngri misër nga uria: Të rrojë partia, unë tradhtova...

09:10, 30/12/2018
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi

Duke qenë me shërbim në postën kufitare të Lepushës në Shkodër, 4 ushtarë, për të shuar urinë e tmerrshme të komunizmit që nuk i linte as të flinin gjumë, gjenin ku të mundnin patate, misra dhe ndonjë bagëti.

Ky veprim që ishte pikësëpari i shtyrë nga stomaku leninist e jo nga vepra të mirëmenduara, u konsiderua si formimi i një “grupi të organizuar”.

Sado të ishte masa e “dëmit” të patateve apo misrit që ushtarët kishin ngrënë nga uria, kjo nuk përligjte ekzekutimin e njërit prej tyre dhe dënime aq të gjata të 3 të tjerëve. Tre ushtarët u dënuan me 15-20 vjet burgim, ndërsa njëri prej tyre me vdekje.

Ekzekutimi i të dënuarit u bë më 11 nëntor 1952, ora 12 të drekës në postën kufitare në Hanit të Hotit. Një skenë horrori.

Fillimisht komisari i repartit u foli ushtarëve për veprimet e grupit në fjalë. Më pas, iu dha fjala të dënuarit me vdekje, i cili do ekzekutohej në sy të shokëve të tij, të cilët duhej të shihnin te ai “armikun”. 23 vjeçari detyrohet që para pushkatimit, të brohorasë për Partinë e Punës, si dhe ta quajë veten tradhtar.  Në fjalën e fundit, ai thotë: “Të rrojë partia, unë tradhtova atdheun dhe shokët. Prindër, unë jam djali e vëllai juaj. Unë jam bërë tradhtar. Kur ta merrni vesh, mos qani, por këndoni e thoni ‘poshtë tradhtarët’ e më në fund tradhtari (thotë emrin e vet, censuruar për arsye etike-shënim).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco