Renditja, 10 librat më të mirë të autorëve shqiptarë për vitin 2018

Renditja, 10 librat më të mirë të autorëve shqiptarë për vitin 2018

20:33, 28/12/2018
A+ Aa A-

Renditja e 10 librave më të mirë të vitit, është bërë publike sot nga Instituti Europian “Pashko”. 100 personalitete të kulturës dhe medias u bënë pjesë e një ankete përgjatë një muaji në Mapo Letrare.

“Në fakt anketa ka qenë e hapur. Kanë marrë pjesë gati 100 personalitete nga fusha e kulturës dhe e medias. Duke qenë se ne kemi në fokus librin dhe merremi e shohim zhvillimet e letërsisë, pamë që nëpërmjet kësaj ankete kishte një rritje të vëmendjes ndaj autorëve dhe leximeve të fundit, pasi në fokus të anketës ishin botimet e vitit 2018. Besoj që këto janë 10 botime nga njerëz që merren me librin, që e certifikojnë librin dhe që sigurisht e ndjekin atë në vazhdimësi”, tha Alda Bardhyli.

Në vend të parë, nga lexuesit renditet Ismail Kadare, me librin “Kur sunduesit grinden”, për të vijuar me “Vrasje në Kryeministri” nga Diana Çuli, e “Gurët e vetmisë” të Tom Kukës në vendin e tretë.

Më pas, lexuesit kanë zgjedhur “Pusin” e Kim Mehmetit. Në vendin e pestë është “Hekuri dhe çeliku” i Mitrush Kutelit. Renditja vijon me “Vila me tre porta” të Vera Bekteshit; “I keqi i vetes” i Gazmend Kapllanit; “Tutori” i Mimoza Ahmetit; “Roja i dritës” i shkrimtares Flutura Açka; e në vend të 10 është “Piramida e shpirtrave” të Virgjil Muzit.

Pjesa më e madhe e këtyre librave janë botuar gjatë “Panairit të Librit”, çka tregon që lexuesit janë shumë të shpejtë.

Organizatorët kërkojnë që këtë anketë ta kthejnë në një traditë të përvitshme.

Renditja sipas anketës

1. Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare

2. Vrasje në kryeministri, Diana Çuli

3. Gurët e vetmisë, Tom Kuka

4. Pusi, Kim Mehmeti

5. Hekuri dhe çeliku, Mitrush Kuteli

6. Vila me tri porta, Vera Bekteshi

7. I keqi i vetes, Gazmend Kapllani

8. Tutori, Mimoza Ahmeti

9. Roja i dritës (poezi), Flutura Açka

10. Piramida e shpirtrave, Virgjil Muçi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e crendesi ka kjo30/12/2018 00:41

anketa e bere nga Mapo jo detyrimisht eshte e sakte. Po te kemi parasysh qe, jo te gjithe lexojne gazeta

Shto koment

Denonco