Si u dënua me vdekje 'spiunia', e dashura e marshallit italian, nga Dushan Mugosha

Si u dënua me vdekje 'spiunia', e dashura e marshallit italian, nga Dushan Mugosha

11:53, 25/12/2018
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi.

Flasin sa u bie goja në tokë komunistëve për “merita të LANÇ-it”, për kaq e aq shifra, por asnjëherë nuk përmendin sot udhëheqësit e LANÇ-it, Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugosha. Çdo gjë që LANÇ-i ka bërë (ashtu si është) e ka për meritë të këtyre dy jugosllavëve që qëndruan në Shqipëri në vitet 1941-1944. Çfarë cilësie kishte Dushan Mugosha i fshehur pas pseudonimit Sali Murati të vendoste për të dënuar me vdekje shqiptarë? Ku i lindtte kjo e drejtë një të huaji? Sjell sot një rast ekzekutimi të një mamie nga Shkodra me banim në Pogradec. Në krahinë e Mokrës janë evidentuar veprime të shumta kriminale të komunistëve ndaj popullsisë që cilësohej kundërshtare. Ndoshta e vetmja në këtë qytet. Kushedi për çfarë inatesh, sepse nuk sillet asnjë provë konkrete, por vetëm akuza nga ato që komunistët i lëshojnë lehtë fare.

Procesverbali i ekzekutimit të mamisë nga Shkodra:

“Sot më 13.9.1943 u mbajtën në procesverbal e quajtura Maria Demo prej Shkodre, banuese në Pogradec prej 5 vjetësh, mami bashkie, e arrestuar në Pogradec më 10.9.1943 si e dyshimtë dhe në bashkëpunim me fashizmin.

Gjyqi ushtarak i brigadës së 1-rë i përbërë prej komandantit të brigadës Mehmet Shehu, Sali Muratit me cilësi si nënkomisar dhe Todi Naços si partizan i brigadës, në mbështetje të akuzave që bëheshin dhe të deklaratës së të akuzuarës që gjatë hetimeve aprovoi se kish qenë spiune e karabinierisë, se kish pas lidhje me togerin dhe mareshalin italian të karabinierisë, të cilëve ju jepte raporte verbale mbi shoqet e shokët e Pogradecit, se kishte fole kundra luftës sonë me të gjithë, se i kishte dhënë informata të ndryshme priftit italian në Pogradecit dhe se në dyqanin e 3 tregtarëve, vëllezërve Binishi, bënin mbledhje të ndryshme me oficerë italianë dhe bisedonin mbi shoqet e shokët tanë vendosi: dënimin të akuzuarës me vdekje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco