Shenjta Nënë Tereza: Është Krishtlindje...

Shenjta Nënë Tereza: Është Krishtlindje...

11:27, 25/12/2018
A+ Aa A-
Krishtlindje është sa herë ti ëmbël vëllait i buzëqesh/ e dorën miqësisht ia shtrëngon./ Krishtlindje, kur ti hesht,/ që tjetri të flasë e të qeshë...Krishtlindje, kur zemra jote, shndërrohet në Shpellë Betlehemi,/ kur rilind Zoti vetë/ që u dhurohet të tjerëve.

Krishtlindje është sa herë ti ëmbël vëllait i buzëqesh

e dorën miqësisht ia shtrëngon.

Krishtlindje, kur ti hesht,

që tjetri të flasë e të qeshë.

Krishtlindje është sa herë

parimet ti s’i pranon,

që e flakin tjetrin në skaje

në skuta, në hiç, në harresë.

Krishtlindje, sa herë që shpreson

me ata që më nuk shpresojnë,

të kapur me mish e shpirt

në kthetrat e mjerimit...

Krishtlindje është kur ti

pranon përvujtërisht ligështinë tënde.

Krishtlindje, kur guxon

e i qëndron fort shtrëngatës.

Krishtlindje, kur zemra jote,

shndërrohet në Shpellë Betlehemi,

kur rilind Zoti vetë

që u dhurohet të tjerëve.

Krishtlindje kur të duket

se të rriten flatra ndër krahë

e nis e këndon, me engjëjt,

Lumninë e Zotit.

Krishtlindje, kur shpirti yt,

rrok mallin e pamort!

Sipas fjalëve të Shenjtj?s Nënë Terezë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco