Mbi transparencën dhe miradministrimin e fondeve buxhetore në Teatrit Kombëtar Eksperimental

Mbi transparencën dhe miradministrimin e fondeve buxhetore në Teatrit Kombëtar Eksperimental

18:16, 22/12/2018
A+ Aa A-

TKE është një ndër 12 teatrot në Shqipëri që merr më pak se 3% të buxhetit që u alokohet  12 teatrove në vend.

Nëse do të bëhet një bilanc i shfaqjeve teatrore, TKE realizon gjatë vitit buxhetor më shumë se gjysmën e shfaqeve që jepen në tërë rrjetin e teatrove në vend.

Në konkursin që u zhvillua këto ditë  për  ruajtjen e vendit të drejtorit të TKE,  drejtori aktual  Londo, u gjend përpara një komisioni të përbërë nga Drejtoresha e Operas, Drejtori i Teatrit të Kukullave dhe Dy punonjëse të Ministrisë së Kulturës si dhe menaxheres së "Sahatit të Tiranës", punonjëse Bashkie e Tiranës.

Kandidaturë tjetër konkurrente, ishte dhe Jonida Beqo, drejtoresh aktuale e Teatrit të Metropolit të themeluar nga Zoti Londo 10 vite më parë.  Të tre këto teatro; Teatri i 0peras, Teatri i Kukullave dhe Teatri i Metropoit të marra së bashku kanë organiken e një personeli 14 herë më të madhe se TKE dhe konsumojnë një buxhet 20 herë më të madh se TKE.

Të treja të marra së bashku zhvillojnë  në vit 20% më pak shfaqie se TKE. Komentet për ngarkesën janë të tepërta. Le të presim tani se kush do shpallet drejtues pas këtyre treguesve që flasin vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco