Serbia prezanton lahutën në Pekin, ‘revoltë’ në Ballkan

Serbia prezanton lahutën në Pekin, ‘revoltë’ në Ballkan

15:13, 22/12/2018
A+ Aa A-

Kujt i përket lahuta? Kjo është pyetja që po diskutohet më së shumti në rrjetet sociale, pasi disa raportimeve se lahuta është regjistruar si një trashëgimi kulturore e Serbisë.

Por nuk janë vetëm shqiptarët të zemëruar.

Sipas portalit austriak, Kosmo, në Ballkan të gjithë janë të shqetësuar.

Mali i Zi po ashtu ka reaguar me zemërim pas hapjes së qendrës kulturore ‘Ivo Andriç’ në Pekin. Gjatë ceremonisë hapëse u luajt me lahutë, por malazezët thonë se ajo është vegla e tyre muzikore.

Për këtë arsye, Ministria e Kulturës e Malit të Zi i ka dërguar një notë proteste Serbisë. Përshkallëzimi i kësaj beteje ka përfshirë politikanë, historianë dhe ekspertë muzike, shkruan Kosmo.

Mitropoliti serb Amfilohije Radoviç e ndezi i pari këtë luftë gjatë 1000-vjetorit të eparkisë në Prizren. Ai luajti me lahutë dhe tha se e bëri këtë për të treguar se kujt i përket kjo vegël në të vërtetë.

“Lahuta është dhe do mbetet serbe. Ajo vjen nga kisha serbe ortodokse prej qindra vitesh”, tha ai.

Kosmo shkruan se Mali i Zi është bashkuar me Shqipërinë, Kroacinë dhe Bosnjen kundër Serbisë.

Edhe pse UNESCO e ka regjistruar si trashëgimi kulturore të Serbisë, këto vende kërkojnë një rishikim të prejardhjes së lahutës, përfundon shkrimi i portalit austriak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco