Mali i Zi nderon Ismail Kadarenë, e zgjedh anëtar të Akademisë së Shkencave

Mali i Zi nderon Ismail Kadarenë, e zgjedh anëtar të Akademisë së Shkencave

08:36, 22/12/2018
A+ Aa A-

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, është nderuar nga Mali i Zi, duke u zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të  këtij shteti. Lajmin e ka njoftuar me anë të një letre, Presidenti i Akademisë, akademik Dragan K. Vukçeviç, të cilën ai ia ka dërguar Kadaresë..

“Është nderi dhe kënaqësia ime t’ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Jam i sigurt se me autoritetin dhe punën Tuaj profesionale do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe në reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi”, shkruan presidenti i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, akademiku Dragan K. Vukçeviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco