‘Kreditorët’, shfaqja që trondit mekanizmin e njeriut

‘Kreditorët’, shfaqja që trondit mekanizmin e njeriut

16:36, 10/12/2018
A+ Aa A-

Orgji tradhtish në Teatrin Kombëtar. Krisja e marrëdhënieve bashkëshortore vjen si ngërc i cili zbërthehet brenda 90 minutave në një skenë teatri.

Marrëdhëniet erotike, psikike dhe ngarkesa emocionale distancojnë idealizmin e jetëgjatësisë së themeleve të një marrëdhënieje.

‘Kreditorët’, kjo shfaqje që trondit mekanizmin e njeriut të sotëm grushton brenda shpirtit bosh të njeriut bosh.

Përbindëshat konsumues do të përballen me pangopësinë si kurth i fajit të tyre. Bota si portokall do t’i kujtojë atyre karmën që nuk vonon për të marrë atë që ka dhënë. Historia mbresëlënëse me në krye krijesën perfekte të Zotit, Gruan e cila kthehet në një llogaridhënëse të pashpresë. Harruan ata që pjelloria mban emrin e saj?

 Vallë harruan ata që sot kërkojnë borxhin se ekzistenca e tyre varej nga kjo krijesë perfekte. Si përfundoi që pas çdo faji të lënë pezull mëkati i Evës endet si fantazmë njëlloj si miliarda vite më parë.

Kush kërkon atë që ka dhënë do të mbetet në kohë dhe koha sot ka mbetur. Strindberg e shkroi këtë pjesë më tepër se një shekull më parë dhe triumfon frikshëm njësoj në të sotmen dhe të pandryshueshmen.

Aktorët Helidon Fino, Laert Vasili, Luli Hoxha dhe balerina Tringa Shala mishërojnë në këtë Dhjetor personazhet e forta të kësaj vepre. Ata do të vijnë me petkun reflektues të Adolfit, Gustavit, Teklës dhe Skulptës.

Kjo dramë thriller do të vij për të parën herë në një formë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco