Lajmi i zi/ Ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja

Lajmi i zi/ Ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja

10:59, 07/12/2018
A+ Aa A-

Pas një sëmundjeje te rende, sot ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja.

Kolegia Mesareja për vite punoi si reportere e Kronikes ne disa redaksi te shtypit te shkruar dhe ne shume projekte qe synuan një gazetari cilësore.

Sonila ishte kolege e dashur, model i këmbënguleses dhe një profesioniste qe modestinë e kishte virtyt ndërsa kurajon dhe durimin i mbartte si vlera njerëzore qe i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve.

Ajo shërbeu ne redaksitë e shtypit te shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin për te ruajtur vlerat dhe cilësitë e larta njerëzore, duke fituar respekt e miqësi te te gjithë stafeve e kolegëve me të cilët punoi.

Image

Ndarja nga jeta e Sonilës lë hapur dhimbjen e ikjes se parakohshme dhe kujtimin e vyer të një kolegeje qe nuk do te harrohet kurrë. Sonila ishte nder nismëtaret e organizimeve themeluese te Unionit te Gazetareve Shqiptare dhe një kolege qe nuk nguroi asnjëherë se qeni pjese e nismave dhe reagimeve rregulluese ne jetën tone profesionale.

U prehsh ne paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do te jesh për gjithë ne anëtaret e Unionit te Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gjere te gazetareve! Ngushëllime familjes!

Redaksia e SYRI.net shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetares së njohur, Sonila Mesareja dhe gjendet pranë familjes, të afërmeve, miqve, shokëve e kolegëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco