Mbreti Zog i sëmurë, ç'thanë dy mjekët vjenezë

Mbreti Zog i sëmurë, ç'thanë dy mjekët vjenezë

08:31, 07/12/2018
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Le Figaro” ka botuar, të hënën e 14 janarit 1929, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me gjendjen shëndetësore të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Gjendja shëndetësore e mbretit të Shqipërisë

Tiranë, 13 janar.

Mbreti Zog, i cili për njëfarë kohe ka vuajtur nga një sëmundje e lehtë në stomak, është ekzaminuar nga dy mjekë vjenezë, specialistë të sëmundjeve të brendshme,  zotërinjtë Richard Bauerxet dhe Holzknecht.

Këta të dy kanë deklaruar se kjo sëmundje e stomakut vinte si pasojë e punës së konsiderueshme të realizuar nga sovrani dhe mungesës së ushtrimit (fizik) prej tij.

Image

/ Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco