1944, Bahri Omari në hetuesi: Marrëveshje me grekët për të siguruar Kosovën

1944, Bahri Omari në hetuesi: Marrëveshje me grekët për të siguruar Kosovën

11:52, 06/12/2018
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi

Protagonisti kryesor për arritjen e një marrëveshje me tre parti greke ka qenë Bahri Omari, jo Mit’hat Frashëri. Ky i fundit është përfshirë në të pa qenë aktori kryesor. Vetë Omari e sqaron këtë në hetuesinë e zhvilluar ndaj tij. Duke lexuar pjesë të saj, çështja e bisedimeve të asokohshme bëhet shumë e qartë.

Hetuesia e Bahri Omarit më 6.12.1944 para hetuesve Josif Pashko dhe Selman Brahimi:

"Në prill 1944, tri parti greke të cilat ishin në lidhje me kryeministrin grek Ralis, më propozuan mua me anë të një letre për të bërë një federatë greko-shqiptare. Për këtë gjë, vura në dijeni kryeministrin tonë, Kolë Tromarën dhe organizatën e Ballit Kombëtar. Mbasi qe preliminare akoma nuk qe biseduar në Këshillin e Ministrave. Partitë greke kërkonin të bëhej një federatë greko-shqiptare, duke i njohur kufijtë e vitit 1913.

Ne pranonim bashkëpunimin me partitë greke të sipërme, por për një konfederatë, ku të merrnin pjesë gjithë Ballkani dhe sidomos Turqia. Për bisedime për këtë konfederatë kemi marrë pjesë: Mit’hati, unë, Kolë Tromara, Hasan Dosti, Rexhep Mitrovica.

Meqenëse si ne, si grekët nuk i kishin gjithë partitë të bashkuara, ne mendonim që të bënim marrëveshje qeveria shqiptare me qeverinë greke.

Ne e pëlqyem marrëveshjen meqë grekët njihnin kufijtë e Shqipërisë së 1913-s, në jug, si dhe të njihnin Kosovën të lidhej me Shqipërinë."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco