'Dështimi i udhëzimeve sekrete të Harry Fultz dhe dënimi me vdekje i 5 shqiptarëve'

'Dështimi i udhëzimeve sekrete të Harry Fultz dhe dënimi me vdekje i 5 shqiptarëve'

07:34, 03/12/2018
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë. 

Media franceze “Regards” ka botuar, me 6 dhjetor 1946, një shkrim të veçantë, në faqen n°2, në lidhje me dështimin e udhëzimeve sekrete të misionarit amerikan Harry Fultz dhe dënimin me vdekje të pesë shqiptarëve, të cilin,  Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëri – Bashkëpunim amerikan për rilindjen e vendit… ?

Gjykata ushtarake shqiptare sapo ka dhënë vendimin e padisë kundër një grupi inxhinierësh dhe gjeometërve të akuzuar për sabotim në punët përmirësuese të kënetave të Maliqit. Pesë të pandehur, përfshirë një grua, u dënuan me vdekje.

Ky grup ishte në kontakt dhe merrte udhëzime dhe fonde të nevojshme nga një mision i huaj në Shqipëri. Pas deklaratës së të akuzuarit, inxh. Vasil Mano, grupi i sabotuesve ishte në marrëdhënie të ngushta me Harry Fultz, anëtar i misionit amerikan në Tiranë.

Harry Fultz arriti në Shqipëri në 1923-24 si drejtor i “Albanian Vocational School”. Ai u largua nga Shqipëria në 1932-33, me nacionalizimin e shkollave shqiptare dhe u kthye pas çlirimit, por këtë herë si anëtar i misionit amerikan në Tiranë.

Grupi i sabotuesve është i përbërë nga ish-studentët (nxënësit) e zotit Fultz.

I akuzuari detajoi planin e zhvilluar nga grupi i tij për të sabotuar planin e rindërtimit në sektorët dhe me çdo mjet. Gruaja e të akuzuarit i kalonte raportet H. Fultz mbi aktivitetet kriminale. I akuzuari, inxh. Vasil Mano, pranoi se, pas një letre për inxh. Avdul Sharrën (një prej të pandehurve kryesorë), H. Fultz kishte dhënë këto udhëzime :

“Kushtojini vëmendje udhëzimeve që u jepni punonjësve, në mënyrë që punët në zhvillim të ngadalësohen dhe të mos përfundojnë para fillimit të dimrit, sepse deri atëherë, do të kenë zbarkuar në bregdet anglo-amerikanët.”/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco