FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar, Luan Qerimi

FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar, Luan Qerimi

21:40, 02/12/2018
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori i madh shqiptar Luan Qerimi.

Qerimi ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.

Luan Qerimi lindi më 15 tetor të vitit 1929 në Lushnjë, është aktor i njohur shqiptar.

Fillimet e tij i përkasin lëvizjes amatore ashtu si shumica e artistëve tanë.

 Para se të vinte në Teatrin Kombëtar në dhjetor të 1954-s, Luan Qerimi ka një kontribut në Teatrin e Ushtrisë, aty ku ra në sy talenti i tij. Në moshën 25- vjeçare, aktori i ri trokiste në dyert e Teatrit Popullor.

Image

Në listën e gjatë të roleve në Teatrin Kombëtar, Luani e nis me një rol episodik nga komedia ‘Prefekti’ në vitin 1954, në rolin e Skënderit. Mbi 70 role në skenën e Teatrit Kombëtar, me mijëra shfaqje për më se 35 vjet në skenë, Luan Qermi e gjithë brezi i tij mbajnë mbi shpatullat e tyre një histori të tërë, që meriton veç mirënjohje.

Padyshim në këtë mori personazhesh, Luani mbahet mend për kryerole të tillë në pjesët ‘Toka jonë’, ‘Orët e Kremlinit’, ‘Otello’, ‘Hamleti’, ‘Dragoi i Dragobisë’, ‘Përkolgjinajt’, ‘Cuca e maleve’, ‘Arturo Ui’, ‘Epoka para gjyqit’, etj.

Image

Filmografia

1998 -- Qëndresa.................................................................

1992 -- Vdekja e kalit........................................................................Babai i Merit

1990 -- Shpella e piratëve.........................................................Gjon Baba

1987 -- Telefoni i një mëngjesi........................................................

1987 -- Eja..................................Mojsiu

1984 -- Koha nuk pret........................................................Françesk Luku

1983 -- Gracka..............................................................................majku

1983 -- Zambakët e Bardhë......................................................Babai i Luljetës

1982 -- Besa e kuqe......................................................................Plaku i Përkolajve

1982 -- nëntori i dytë......................................................................Sali Drenica

1977 -- Shembja e idhujve..................................................................Kalosh Cami

1976 -- Fijet që priten .……………………Kryetari i Sigurimit te Shtetit

1976 -- Lulëkuqet mbi mure................................................................Sandro,Kuestori fashist

1965 -- Vitet e para.....................................................Zv Ministri

1964 -- Toka jonë............................................................................Cubi

1961 -- Debatik.............................................

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco