Gëzuar Festën e Flamurit, nga të gjitha gjuhët e botës

Gëzuar Festën e Flamurit, nga të gjitha gjuhët e botës

16:39, 30/11/2018
A+ Aa A-

Festa e flamurit sigurisht që ndezi zemrat e mjaft shqiptarëve dhe ‘skuqi’ sheshe të shumë shteteve botërore.

Nuk kish si të mungonte edhe atmosfera në Kanada.

Shqiptarët në Montreal gëzuan në mënyrën e tyre duke e respektuar ditën e Pavarësisë. U organizuan mbrëmje shqiptare festive të cilat mblodhën mjaft atdhetarë.

Është nga të paktat ditë kur në i përkulemi plotësisht me nderim luftës dhe sakrificave të të parëve.

Kur jeton në Montreal, nuk është fare e vështirë të kesh në shoqërinë tënde të ardhur të tjerë që u përkasin komuniteteve të tjera.           

Unë studioj pranë Cegep ‘Maire-Victorin’ në Montreal. Unë jam e vetmja shqiptare. Miqtë e mi sigurisht që janë nga e gjithë bota, ka studentë nga Rusia, Kolumbia, Brazili, Kina, Haiti, India e Irani, doemos edhe nga të tjera vende.

Kam gëzimin tim t’u tregoj atyre se sot është Dita e Flamurit të Shqipërisë. Gjatë pushimit, u tregova për vendin tim, ngjyrat e flamurit dhe cilat janë karakteristikat tona.

Sigurisht që ndër tyre ka nga ata që na njohin pak , por ka edhe të tjerë që mund ta identifikojnë Shqipërinë nëpërmjet Nënë Terezës. Euforia ime për të ndarë me ta kujtimet e mia me atdheun nuk kish kaluar pa u vënë re. Vajza nga Kina, me të cilën ndaj bankën më pyeti se pse e kisha lënë atdheun kur jam kaq patriote. Qesha, më erdhi mirë që më kish dëgjuar.

Edhe që ma bëri pyetjen më erdhi mirë. I thashë se unë do t’i kem përjetë sytë nga kam ardhur. I tregova se edhe kur kam qenë në Tiranë, çdo nëntor  flamuri shqiptar valëviste në ballkonin tim.

E kam ruajtur si traditë, dua t’ua mësoj fëmijëve. Jo vetëm në nëntor, por edhe në dekoret e shtëpisë sime nuk mungojnë detaje me motive tradicionale shqiptare. U tregova rrugëtimin e flamurit, historinë e nëntorit që fati e desh të përsëritej te herë, u thashë sa e rëndësishme është ta kemi Kosovën sërish.

Folëm shumë gjatë…

U kërkova miqve të klasës të bënim një foto. U tregova simbolin e shqiponjës. Ai ishte momenti ideal, e mësuan, e desh, e demonstruan. Të gjithë më uruan, më uruan Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Më lumturoi fakti që edhe ata e mësuan, mësuan diçka nga vendlindja ime, mësuan flamurin, simbolin, mësuan ku bie Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco