'Skënderbeu' i Xhevat Limanit vjen në Tiranë, sukses i aktorit shqiptaro-amerikan

'Skënderbeu' i Xhevat Limanit vjen në Tiranë, sukses i aktorit shqiptaro-amerikan

13:45, 27/11/2018

Një histori e Skënderbeut dhe Donikës si kurrë më parë është ngjitur në skenën Molier të Teatrit Eksperimental në Tiranë dje.

Poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu ” vjen në Tiranë pas turneve të suksesshme që ka pasur në teatro të tjerë në botë. 

Në rolin e Skënderbeut interpreton aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Xhevat Limani, ndërsa në rolin e Donikës sopranoja e talentuar, Era Hoxha.I lindur në Fierishtë (Strugë) Limani është një emër i njohur i teatrit shqip, shkruan Gazeta Shqip.

Mbi tridhjetë vite punoi në teatrin shqiptar në Shkup. Ka luajtur rreth 100 premiera teatrore dhe ka prezantuar artin shqiptar nëpër botë, është pritur me ovacione nga publiku dhe me vlerësime kulminante nga kritika teatrore. Si regjisor ka realizuar mbi 30 vepra. Është shpërblyer me dhjetëra herë si aktor dhe si regjisor. Ka luajtur mbi 10 filma artistik shqiptar.

Ka realizuar gjithashtu edhe mbi 30 filma dokumentarë dhe shtatë telepoema. Ai është skenaristi dhe regjisori i filmit të parë shqiptarë në Maqedoni, me titull “Fatprerët”. Filmi trajton fatin e individit i cili me vetëdije pranon rolin e viktimës. Atdheu është “Tempulli i Shenjtë” dhe dashuria për të nuk mund të jetë lëndë fakultative.

Është themelues dhe drejtues i “Teatrit shqiptar në Amerikë”. Premiera e parë “Anatema” u luajt në New York, “Dany Kay Playhouse Theater” dhe vazhdoi  të shfaqet në 17 shtete amerikane me mjaft sukses.  Në Chicago, në kuadër të “Teatrit shqiptar në Amerikë” realizoi veprën dramatike “Muri i lotëve” të vetë autorit dhe monodramën “Unë Adem Jashari” shkruar nga Lebit Murtishi.

Pas një shqetësimi dhjetëvjeçar realizoi kryepoemën kombëtare “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” si autor komplet (autor i tekstit, regjisor, aktor), në bashkëpunim me regjisorin Michael Tylo, aktor Hollyvudi, që përjetoi premierën në 16 nëntor 2012 në Tiranë, 18 nëntor në Prishtinë dhe 20 nëntor në Shkup, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco