Ish-drejtori i burgut famëkeq të Qafës së Barit gëzon nënshtetësi gjermane

Ish-drejtori i burgut famëkeq të Qafës së Barit gëzon nënshtetësi gjermane

14:53, 24/11/2018
A+ Aa A-

Bedri, ti i ke mbijetuar Ferrit dhe endesh rrugëve të Tiranës dhe ndoshta akoma s’ke marrë akoma këstet e fëlliqura që ai shtet palaço, do të  të paguajë për vitet e burgut. Po a e di ti Bedri se ai që ju ka nxjerrë sytë shokëve të tu në Qafë Bari, Edmond Çaja, është bërë nënshtetas gjerman?!

 E di ti more Bedri që ka edhe biznes dhe as që i kërcet për krimet që ka bërë ..

Nuk është përrallë, o miq të mi, por është e vërtetë: ish-drejtori i burgut të Qafë Barit ka marrë nënshtetësi gjermane dhe e dini pse? Sepse askush nuk e ka akuzuar, asnjëherë, sepse shoqatat e makaronave në Shqipëri mezi shikojnë të bëjnë debate me të përndjekurit apo të lëpijnë ndonjë kockë.

Ku është Simon Mirakaj, Kurt Kola, Nebil Çika, Visar Zhiti?!

Si është e mundur që nuk bëni një denoncim, ju o heronj të gjallë?!

Ç’është kjo frikë që ju ka hyrë në palc?!

A nuk i mendoni ndonjëherë shokët tuaj, që ua nxorën sytë?!

Nga Kastriot Dervishi, Kujtim Çekani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kuksiani24/11/2018 17:28

e ke ngule thelle me kete muhabet!....je i mall.....

Shto koment

Denonco