Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Superheronjtë e librave dhe kultura amerikane

Superheronjtë e librave dhe kultura amerikane

11:06, 24/11/2018
A+ Aa A-

Shteti Uashington, që ndodhet në veri të Shteteve të Bashkuara, njihet si streha e monumentit Gjilpëra e Hapësirës ose “Space Needle”. Por ky shtet ka edhe një tjetër ndërtesë spektakolare futuristike, Muzeumin e Kulturës Pop. Fillimisht i ndërtuar për nder të muzikantit legjendar Jimi Hendrix nga qyteti Siatëll, tani ky muzeum është strehë e kulturës bashkohore pop në tërësi. Një panair i dedikohet edhe superheronjve nga librat me karakatura, krijuesi i të cilave Stan Lee, u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 95 vjeçare. Natasha Mozgovaya e Zërit të Amerikës sjellë më shumë hollësi.

Nga jashtë, Muzeumi i Kulturës Pop në Siatëll i ngjan një kitareje elektrike të thyer, një nderim për kitaristin legjendar të muzikës rok Jimi Hendrix.

Muzeumi jofitimiprurës, i themeluar në vitin 2000 nga bashkëthemeluesi i kompanisë Mikrosoft Paul Allen, i dedikohet të gjitha gjërave që përmbledh kultura pop, nga filmat fantastik, horror apo librat me karikatura dhe lojrat elektronike.

Motoja e muzeumit është mbështetja e punëve krijuese që formon dhe është frymëzim për jetën. Mes tyre edhe librat komik.

Një pavion i titulluar “MARVEL: Universe of Super Heroes” i dedikohet historisë së librave komikë dhe njeriut, i cili mes të tjerëve, i tjetërsoi idetë dhe mendimet në karikatura dhe skica argëtuese në letër.

legjendës së superheronjve, Stan Lee, i cili ndërroi jetë më 12 nëntor në moshën 95 vjeçare. Brooks Peck është kurator në Muzeumin e Kulturës Pop.

“Për shumë vizitorë Njeriu Merimangë është superheroi i tyre, ashtu sikurse u shfaq për herë të parë në karikatura, një adoleshent thatanik, jo një djalë plot muskuj. Ai duhet të bëjë detyrat e shtëpisë dhe të merret me familjen. Është shumë më e lehtë të identifikohesh me të, kryesisht për lexuesit e rinj që u duhet të kuptojnë aloleshencën e tyre. Ai është i qeshur, tallet me batakçinjtë, madje i lufton ata. Është një djalë shumë i afrueshëm.”

Bazuar në të njëjtin parim, nga kuptimi dhe qasja, u shfaq një tjetër personazh i librave komikë, Miss Marvel.

“Ajo është një 16 vjeçare amerikane me prejardhje nga Pakistani. Ashtu si ‘Spider Man’ adoleshentja mundohet të kombinojë jetën e saj normale me jetën e një superheroi. Por ka një element komik, në mënyrën se si e shohin atë si vajzë myslimane, në mënyrën se si ajo lufton paragjykimet.”

Kuratori e pranon se nuk ishte e lehtë zgjedhja e elementëve për ekspozitën, pasi sejcila prej tyre është aq unike sa meriton të jetë aty.

“Është ekspozita më e gjërë e personazheve superheronj, të një universi 80 vjeçar. Ka mijëra superheronj dhe duhet të zgjidhnim mes heronjve klasikë dhe atyre të rinj. Të tregojmë ndodhitë e vjetëra dhe të mos harrojmë ngjarjet e këtij shekulli. E dimë që është e pamundur të tregojmë gjithçka, por po mundohemi t’u japim njerëzve pak gjëra që vetë ata të eksplorojnë universin e këtyre personazheve komikë.”

Edhe pse këto karikatura të zhgaravitura mbi letër janë personazhe të shpikura, ndikimi i tyre në jetën e përditshme dhe ngjarjet për tema të jetës reale, vazhdojnë të tërheqin tifozë nga mbarë bota. VoA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco