Ekspozita e Mervan Mustafës, shpalosen punimet në Londër

Ekspozita e Mervan Mustafës, shpalosen punimet në Londër

12:47, 23/11/2018
A+ Aa A-

Ekspozita u prit mjaft mire nga artdashësit anglez, ne hapje u panë dhe shumë personalitete dhe fytyra publike nga vendi ynë.

Artisti Mustafa thotë përmes punimeve kam shprehur se si njerzit kane jetuar neper izolime te ndryshme, apo mbrenda nje kuadrati të caktuar, vetë jeta si e tillë gjendet brenda një kuadrati të caktuar. Jeta si një antitezë e çdo individi në veçanti dhe e shoqerisë ka barrierat e saj janë sa me të natyrshme aq edhe paradoksale, sa e organizuar aq edhe spontane.

Shpesh herë kemi hasur teori të cilat kanë interpretuar jetën si një proces evulutiv që në vazhdimësi ka pasur ndryshime. Të tilla ndryshime ku më shumë e ku më pak i kemi perjetuar e realizuar me kenaqësi por edhe brengat dhe stuhitë që do ti sjell vet jeta e njeriu dashje dhe padashje duhet ti kalojë dhe perjetojë. Kuadrati im në pikturat e mija shpreh jetën, lirinë dhe ambicien... Kurse profesor Fatmir Krypa tha se Mervani dikur si student erdhi me pak njohuri rreth Grafikës pasi që Grafika nuk ka qenë e aplikuar paraprakisht në shkollimin e mesëm, por brenda pak kohe Mervani me angazhimin, intuitën, potencialin e ti u bë bartësi kryesor i studentëve në Grafik, ku për këtë edhe mori çmimin student i dalluar. Prof. Fatmir Krypa gjithashtu për punën e artistit shprehet se Krijimtaria artistike e Mervan Mustafës duhët të shikohet dhe të analizohët nga dy rrafshe, në rafshin e artit të grafikës, ku me pasion të lartë studioi dhe magjistroj, si dhe në ate të pikturës ku implementoi synimet e artit të ngjyrës me fokus të gjërë nga sfera imagjinative.

Në veprat e fundit “Jeta në kuadrat“ Pasqyrohën disa nga grafikat të cilat janë të realizuara në teknikën e litografisë, akuatintës si dhe në teknikën e kombinuar dhe në monotipi, që të gjitha këto me motive dhe elemente nga trevat karakteristike të vendit tonë. Ndonse shumica e grafikave janë të realizuara në teknikën bardhë e zi, materizimi i formave përcakton qartë motivin përbajtësor.

Ato kanë një emërues të përbashkët, kompozicion me dritare dhe derë të hapur. Të gjitha këto të përcjellura me një sfond të murit me teksturë të plasaritur e cila krijon një lidhëshmeri të mirë të këtyre elementeve përmbajtsorë të grafikës. Në trajtat e tjera kompozicionale të grafikave, verehet ndonjë figurë në formë siluete e shoqëruar me një hijezim të saj, i cili e shoqëron dhe e përmban elementin primar të grafikës. Pothuajse në të gjitha grafikat i hasim motivet nga nëpër trevat tona, nga jeta në fshat dhe qytet. Grafika e cila mbizorëron në kuadër të këtij cikli dhe që i jep trajtim tematik, është grafika me dritare në sfond të bardhë mu në mes të kompozicionit me kornizë dhe me një tonë të zi në pjesën e poshtme. Kur i ndjekim me vemendje krijimet grafike të Mervan Mustafës, ato synojnë të pasqyrojnë krijimtarinë individuale në dekadën e fundit të cilat e profilizojnë dhe e ngrisin impresionet jetësore të trevave ku krijuesi vepron me botën e emocioneve të shprehura në grafikë apo në pikturë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco