Libri që jeton - Nga Natasha Lako

Libri që jeton - Nga Natasha Lako

10:26, 19/11/2018
A+ Aa A-

Nuk e di perse, para se te flas per Panairin e sivjetem te librit, veçoj menjehere nga shkrimtaret e sotem, Elena Ferranten, librat e se ciles kudo sot zene vend te pare perderisa i hyjne jetes dhe detajeve te saj, shpesh te shkaterruara nga marredheniet e sotme. Eshte kjo nje arsye qe nje prej shkrimtareve me te papritura, mbron ca vlera te paperseritshme njerezore si mund te bejne institucionet me serioze te diteve tona.

Eshte nje nga shkrimtaret qe na meson te mos e shperfillim jeten tone dhe ndoshta mbetet gjithashtu nje nga frymet me enigmatike, persa si personalitet i pashfaqur per nje kohe te gjate, shfaqet si force e nje bote anonime e periudhes se re, te te ashtuquajturit "facebook", qe gjithashtu ruan dhe shkateron te dhenat njerezore.

Ne ndryshim nga keta shkrimtare, qe ruajne kontakt te perditshem me lexuesit e tyre, gje qe ne Shqiperi per arsye nga me te ndryshme nuk eshte arritur ende, shkrimtari shqiptar ka shume arsye te therrase per vetveten edhe ne kete panair te fundit. Njefaresoj, si te marre shembull nga politikanet qe pelqejne veten. Rralle flasin te tjeret per te, aq me teper njerez te profilizuar, te pangaterruar ne te gjithe rrezen shqiptare. Madje, nderi me i madh mund t’i behet atij shkrimtari te cilin e perflet gjithe rrezja totalitariste e sotme. Dhe shumica e ketyre gjykimeve ose paragjykimeve, rrjedh gjithnje nga arsye joletrare, thua se gjykimi letrar ka humbur njehere e pergjithmone, njesoj si gjykimi per dashurine, e cila , per disa, ka rrezik te gjykohet si inekzistente.

Dhe ja perse nje shkrimtare si Elena Ferrante, qe shkruan me aq shume dashuri per njeriun, pelqehet pothuajse njezeri, si per te zgjuar te gjithe boten e thjeshte njerezore.

Megjithate, per çudi, une nuk mbaj mend asnje nga librat e saj qe kam lexuar, por vetem ndjesite qe me ka shkaktuar nje rrjedhe jete e pershkruar prej saj, qe me ben te kujtoj menjehere edhe vete lumin e femijerise ku kam futur per here te pare kembet edhe rrjedhen e detit qe me ka folur per here te pare. Eshte ndjeshmeria qe pothuaj edhe duhet te harroj dite per dite, ne nje rrjedhe te re. Kjo ndjesi, te pakten kthehet ne nje ritual te krijuar ne nje panair libri, ku kemi mundesi te prekim ndonje rryme jete.

Megjithate, pikerisht per keto arsye, sa nje gezim, keto dite libri mund te kthehen edhe ne nje dhimbje te madhe sepse shpesh duken si ritualet e festave te Saturnit, dioneziane te melankolise, ky apendiks i mbetur qe nga lashtesia. Dhe duket si ndonje rast i rralle kur duhet folur per librin.

E kryejme edhe kete detyre, si ne nje gare olimpike, ku karroca e letersise shqipe ka rrezik te mbetet ne ndonje balte. Ndoshta se eshte me e renduar se sa mban nga emrat qe nuk jemi mesuar t’i kemi perdite. Dhe nga kjo mund te shkaktohen lloj-lloj komplikacionesh, kur per kete vit ky panair mund t'i perkushtohej nje poeti si Fatos Arapi, i cili sapo eshte ndare nga gjiri yne. Dhe me duket, sikur poezive te tij u ka rene zjarri, nen kujdesin dhe vemendjen per te vdekur te tjere, te vendosur si ne radhen e qumeshtit.

Sa per mua vete, kam pasur dhe kam zakon qe te mbaj rreth vetes sime disa libra pernjeheresh dhe ky zakon me eshte ngulitur edhe me fort, qe kur u ula brenda bibliotekave me te medha te botes, e rrethuar nga koloset e te gjithe koherave, pa ditur se ata i kemi te gjalle edhe rreth e rrotull. Dhe ne saje te ketyre bubliotekave, te cilave shpesh u ka rene zjarri, mua me duket sot,sikur kam qene e ulur edhe ne biblioteken e famshme te Aleksandrise. 

Dhe me duket sikur fati im individual nuk mund te shkeputet, as nga Tom Sojeri dhe Hekelberri Fini, as nga Princesha mbi bizele dhe as nga Ana Frank, megjithese lexoj sot plot kureshtje edhe Harry Potter, veper e cila nuk do te ishte krijur pa kete dituri te madhe te metejshme te botes.

Dashuria per librin dhe trashegimine boterore, i beri eterit e demokracise amerikane, Xheferson dhe Madison, te krijojne bibliotekat ku sot ruhen dijet me te rendesishme te njerezimit, qe mund te quhen edhe nje piedestal, ku nderohen dhe vazhdojne te nderohen librat qe kane ne balle emrin dhe bemat e Skenderbeut dhe vepren iluminuese te Fan Nolit me shoke. Edhe keto biblioteka nuk u kane shpetuar zjarreve te rastesishem, thua te mbetura me fat te pandare nga biblioteka e Aleksandrise. Por ato do te mbeteshin shterpe, pa permbledhur gjithe jeten qe rrjedh.

Kush ka pare dhe vizituar keto biblioteka te medha ,mund te krahasoje aktivitetin e tyre te perditshem me keto dite te shkurta, por te bukura te Panairit te Librit ne Tirane. Se sa mund te permbaje nje panair libri kete kapacitet te madh jete, eshte ende jashte cdo diskutimi shqiptar. Por kjo tregon se bibliotekat tona pothuajse jane te vdekura dite per dite dhe keto dite libri i ngjajne pothuaj ringjalljes se Krishtit, megjithese secili prej autoreve shqiptare, mezi egzizton.

Ne kemi nevoje te lahemi dhe shpelahemi ne ujrat dhe detet e shprehjes njerezore,me kenaqesine e nje feminije te sterzgjuar, te sapo dale nga nje periudhe e gjate ku bota shfaqej si me pikatore, sikur te ishte nje helm ,megjithate sherues.Ne kemi hyre gjithashtu ne kete periudhe kaq te stergjatur te poststalinizimit shqiptar, megjithese na pelqen apo nuk na pelqen ta quajme keshtu.

Ne pothuajse kemi harruar se ishte Hitleri, nje nga paraardhesit e kesaj bote, qe hodhi ne zjarr jo vetem njeriun e gjalle, por shume kryevepra boterore te mendimit dhe ndjenjave njerezore, i njejti Hitler qe po njesoj, po t’i krijohej mundesia , do te hidhte ne zjarr edhe biblioteken e Mitat Frasherit per te cilen jemi aq krenare qe e kemi trasheguar.

Kjo me ben te kujtoj edhe ditet e rralla kur preknim boten “e jashtme “reale e nuk kishim asnje aparat fotografik ,pa bere fjale per mjetet e tjera te sotme te komunikimit, per te fiksuar momumentet ku bota kujton tragjedite njerezore.Une dhe Xhevair Spahiu,para renies te murit te Berlinit, teksa na ftonin te flisnim per letersine shqipe dhe me aq ngrohtesi per veten tone, kujet i kishim te brendshme me te gjithe gjermanet qe ne kujtim te vandalizmave dhe librave te djegur kane ngritur momumentin e Hajnes, te cilit nazistet desheronin ta shkateronin se bashku me te gjithe trashegimnine tjeter boterore.

Shqiptaret e sotem nepermjet bustit te Mitat Frasherit, qe nuk arriti te orjentohet ne te gjithe ditet e perflakura, duket se kane vendosur te rikrijojne ne menyre voluntariste me varrin e nje te vdekuri frazen' se sot nuk eshte me nevoja per vrasje te tilla. Megjithate sot eshte varrosur thelle thelle nje poet dhe shkrimtar si Çajupi, vetem e vetem se ndonje buzeholli nuk i pelqen qe te kete debatuar me nje personalitet tjeter, i cili gjithashtu ka debatuar ne nje personalitet tjeter. Keshtu letersia shqipe futet ne ingranazhe thashethemesh te pafund, perseri e perseri ne boten klanore, ku me teper merr rendesi jeta e nje shkrimtari se sa vepra e tij.

Ajo qe ka ndyshuar eshte vetem fondi i librave vetjake, ku flasin dhjetra libra njeheresh dhe dhjetra autore, qe pasardhesit tane kane mundesi t’i zbulojne me shpejt, ne nje realitet ku eshte e arsyeshme ta quash tashme te lodhur veshtrimin e brezave te tere. Dhe dhjetra e dhjetra libra vazhdojne te zbulohen perdite per te treguar se si ndryshojne periudhat historike dhe si perbehet njeriu i sotem, nga grimcat e tij te paperseritshme njerezore, qe na mbajne perhere zgjuar.

Megjithate per çudi, une e di se jetoj ne nje vend qe pas nje lengimi te sterzgjatur mesjetar, perpiqet te krijoje nje epoke te re kombetare, duke pasur si moto” se ne kete bote asgje nuk ndryshon”, qe nga koha e Abelit dhe Kainit, me nje rezultante ku nuk ka me dallim midis te mires dhe te keqes, gje qe shkon edhe me tej pertej se majtes dhe te djathtes dhe gjithe eksperimentimeve qe jane kryer ne kete vend gjithnje voluntarisht. Dhe mjafton vetem ngathtesia e shitjes dhe e qarkullimit te librit shqiptar, per te vertetuar se kjo Mesjete shqiptare nuk mund te marre fund shpejt e shpejt. Dhe kjo mungese qarkullimi libri verteton se sa te genjeshtra jane ende gjithe qarkullimet e tjera te mallrave shqiptare ose te ideve.

Ne keto kushte duket sikur te gjithe shkrimtaret shqiptare jane duke renkuar. Veshtroni vetem çfare pezm dhe çfare deshperim, ndoshta se nuk e ndjejne ende veten pjese te kesaj bote, derdhet ne librin shqip te sotem dhe çfare neperkembje i behet ketij libri cdo dite, ne kahje krej te kunderta me vetveten.

Ne sot, flas per letersine e re shqipe, jemi ne periudhen e kerkimit te kesaj vetveteje gje per cudi e quajme te humbur dhe pa rrugedalje, thua se na shkaterron individualizmi qe ka aguar ne terrenet perendimore, terrene te cilat i ndjeu i pari i Naim Frasheri se bashku me te tjere qe eterit dhe vellezerit i çuan te studionin ne Zosimea te Janines, ku per fat ka ndjekur diturine edhe nje prej gjysherve te mij.

Here pas here te duket sikur te gjithe ata i ka rritur libri, i cili sot gjendet ne stanjacionin me te madh, si gjendet gjithe ekomomia shqiptare e duarve te zeza.

Libri dhe prostitutat shqiptare jane sot po e njejta gje. I duam sepse ekzistojne. Dhe nga librat qe shkruhen, ne kemi me teper mundesi te njohim me mire ata qe shprehin veten, si pjese e nje shoqerije kaotike.

Por epoka eshte veshtire te shfaqet, ose shfaqet shume ngadadale, njesoj sikur te kete hyre neper ato gjyqet tona te sterzgjatura, me plot kthesa dhe rekurse, sikur te jete nje prone personale,qe kerkon te drejten e vet te fundit, ne gjykimin e vet te madh, ku secili prej nesh e kerkon si nje vlere perfundimtare. Dhe eshte njesoj si te kerkosh te ndalet koha. Eshte njesoj si t e mos dallosh epoken qe ndoshta eshte shfaqur por nuk dime ta shohim,te fshehur ende nen perden e poststalinizmit shqiptar, te cilin per ta zbutur shumica e quan postkomunizem.

Nuk mjaftojne vetem muzete qe ndertohen per te treguar prapesite e nje regjimi, vetem e vetem per ta quajtur veten te pastruar nga periudha te cilen e ka ndertuar me duart e veta nje shumice relative njerezore, te ciles sot i bie te ndertoje nje ekonomi tjeter tregu. Dhe befas mespermes kesaj meftesije tjeter voluntariste per te korrigjuar veten pertej varreve, si shenje e fatit qe tradheton veten, shfaqet gjendja e librit e te gjithe periudhes ku jetojme. Libri që jeton.

Atje ku qarkullimi i librit ndalet, qofte nga konkurenca e mediave tw tjera argetuese-propogandistike, nuk mund te kete as qarkullin tjeter te lire te mallrave dhe te ideve. Dhe ne rast se shkrimtari i vertete jeton, here si Elena Ferrante, jeta personle e te ciles ngerthehet aq bukur me krijimin artistik,here i transformuar si te rasti i “Doktor Gjilperes”, vepra e vetme ngazelluese e nje shkrimtari te nje shoqerije feudale te cilin e perkujtojne dhe e nderojne me teper per jeten e tij 'dendy", kjo e gjitha tregon,ate qe dikush e ka shprehur me te madhe se gjeniu lind ne rrenoja. Ndoshta kjo eshte thene ne kohen e Mikelanxhos, ndoshta te Delacroi, ndoshta te Shatobrian, per te cilin edhe dhoma ishte nje qeli ferri. Por jam me e sigurt se e ka thene Dekarti, vepren e te cilit e kemi pasur aq prane, perderisa e ka analizuar nje filozof si Kavalioti yne.

Ja perse jam duke pritur ne mes te ketyre renojave te pafund, ku ne jeten shqiptare paskan shpetuar te pakten nga munxyrat vetem ca libra te Mit'hat Frasherit. Dhe ndoshta jemi me fat qe kemi jetuar ne mes te shume rrenojave te qyteterimit.

Dhe mua me duhet te lahem dhe te shplahen neper ujrat e mbushura plot jete ndritese te njeriut te thjeshte dhe te Elena Ferrantes, librat e te ciles shiten dhe zene vend te pare ne te gjithe librarite e aeroporteve te medhenj.Sepse dihet qe te gjithe aeroportet do te mbeten gjithmone vezulluese.

E di qe shkrimtari i sotem shqiptar vazhdon te shkruaje dhe kjo me mbush me fryme. Dhe kur te arrijme perseri te besojme te libri shqiptar qe jeton, do te kemi rrezuar perfundimisht ate murin e padukshem qe vazhdon te na ndaje prej te tjereve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco