FOTO/ I ndërtuar nga trojanët e burgosur, arkeologët zbulojnë një qytet të zhdukur në Greqi

FOTO/ I ndërtuar nga trojanët e burgosur, arkeologët zbulojnë një qytet të zhdukur në Greqi

15:11, 17/11/2018
A+ Aa A-

Një ekip i arkeologëve grekë i kanë zbuluar gjurmët e para të një qyteti të zhdukur, i cili besohet se ishte ndërtuar nga të burgosurit e luftës së Trojës gjatë shekullit të XII-të ose XIII-të. Gërmimet afër një fshati në ishullin jugor grek të Peloponezit nxorën në pah shumë artefakte që e dëshmojnë ekzistencën e qytetit të pasur antik, të quajtur “Tenea”.

Ministria e Kulturës në Greqi deklaroi se vendndodhja e këtij qyteti më herët dokumentohej vetëm nëpërmjet burimeve historike, por arkeologët ia dolën që ta gjejnë vendin e saktë, pasi fillimisht kishin gjetur bizhuteri dhe monedha të ndryshme.

“Zbulimi i gjurmëve të qytetit, duke përfshirë rrugët e shtruara dhe strukturën arkitekturore, është shumë i rëndësishëm. Kemi gjetur dëshmi për jetën dhe për vdekjen dhe kjo përbën vetëm një pjesë të vogël të historisë së këtij vendi. Në vitet e ardhshme do të mësojmë më shumë hollësi për këtë vend”, tha Elena Korka, arkeologe udhëheqëse e këtij kërkimi.

Gërmimet në këtë zonë filluan në vitin 2013 dhe ishin të përqendruara në zonën e pasur helene dhe romake që shtrihet përreth qytetit, ku arkeologët i zbuluan nëntë varre antike vetëm gjatë këtij viti, shkruan “CNN”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco