Xhamia e Plumbit në Shkodër dhe 16 nëntori i 1990-ës

Xhamia e Plumbit në Shkodër dhe 16 nëntori i 1990-ës

10:58, 17/11/2018
A+ Aa A-

“Xhamia e Plumbit në qytetin e Shkodrës rihapi dyert për të gjithë besimtarët e saj, në 16 nëntor të vitit 1990.

Xhamia e Plumbit është më e madhja që ruhet në Shqipëri dhe e vetmja përfaqësuese e tipit klasik osman. Xhamia, ashtu siç tregon mbishkrimi ndërtimor, është themeluar nga Mehmet Pashë Bushati në vitin 1773-1774.

Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve me mihrabin, dy portikë në anën veriore e jugore dhe portiku oborr i mbyllur, në anën perëndimore. Për nga ndërtimi planimetrik e vëllimor ajo është e tipit të përbërë.”

Tashmë kemi gati edhe projektin restaurues për xhaminë, në të cilën, punimet e fundit restauruese janë realizuar në vitin 1863. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Restaurimin e Xhamisë së Plumbit”, Shkodër, hartuar nga studio “Ecolimarlik” me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve në Turqi. Ky projekt parashikon restaurimin e plotë të objektit./ Marrë nga libri: “Xhamitë e Shqipërisë”, me autor Prof. Dr. Aleksandër Meksi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco