Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

VIDEO/ ‘Hakmarrja e Kazanovës’, libri më i ri i Mira Meksit i hedhur në treg nga ‘Onufri’

VIDEO/ ‘Hakmarrja e Kazanovës’, libri më i ri i Mira Meksit i hedhur në treg nga ‘Onufri’

22:27, 16/11/2018
A+ Aa A-

“Hakmarrja e Kazanovës” ky është libri më i ri me tregime dhe novela i shkrimtares së mirënjohur Mira Meksi , i hedhur në treg nga shtëpia botuese “ONUFRI”.

Image

Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes europiane. Zbulimi i tij trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason...

?Kujtimi i ardhur befas nga fëmijëria zbulon një dashuri të pathënë dhe një krim të vjetër pasioni.

?E fshehta e dashurisë së përjetshme ndodhet në Malin e shpirtrave në një qytet legjendash në Spanjë

?Deri ku shkon lidhja që krijohet mes shkrimtarit të madh dhe lexuesit të tij?

?Mikja e zemrës kthehet nga vdekja për të shprehur një mirënjohje vrastare. 

?Në ujërat e pasqyrave të moçme veneciane me cipë mërkuri vallëzohet flamenko me taka metalike.

 ?Mira Meksi vazhdon ta mbajë të mbërthyer lexuesin në magjinë e novelave dhe tregimeve të saj në librin e ri  “ Hakmarrja e Kazanovës”.

 Ditëve të Panairit të Librit, “Hakmarrja e Kazanovës gjendet në stendën e ONUFRIT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco