FOTO/ Kadare prezanton në Tiranë librin e ri 'Kur sunduesit grinden'

FOTO/ Kadare prezanton në Tiranë librin e ri 'Kur sunduesit grinden'

12:12, 16/11/2018
A+ Aa A-

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare ka prezantuar librin e tij të ri "Kur sunduesit grinden" në Panairin 21 të Librit në Tiranë.

Vetë shkrimtari i shoqëruar nga botuesi Bujar Hudhri dhe bashkëshortja Helena Kadare, qe i pranishëm dhe firmosi mjaft kopje të librit, që u blenë me shpejtësi nga lexuesi.

Siç shkruhet në vepër, "në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e të interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse.

Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku.

Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelkshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të.  Është fati i tij i hidhur, në të vërtetë fati i qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur, që vuajtën nën komunizmin bolshevik.

E vërteta e tyre tragjike, në vend të harresës, pret ringjalljen e saj. Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Ismail bre bur!16/11/2018 15:52

    Sa poshteruese kjo situate! .. e shoqeron vetem nje person Bujar huthri u quakeka, dhe Helena; kan shkuar rreth njezet tridhjete veta qe skan ku ta kalojne nje dyoresh sepse te shkretet skane as leka per nje kafe! Ky qenka ismaili i vertete qe ka rene ne kete terexhe, usheheqesi i madh shpirteror i shqipetareve hahahahahahahahahahaha!!!!!!!

    Shto koment

    Denonco