FOTO/ Nis Panairi i 21-të i Librit ‘Tirana 2018’, lexuesit ‘pushtojnë’ Pallatin e Kongreseve

FOTO/ Nis Panairi i 21-të i Librit ‘Tirana 2018’, lexuesit ‘pushtojnë’ Pallatin e Kongreseve

20:30, 14/11/2018
A+ Aa A-

Ka hapur dyert sot Panairi i 21-të i Librit “Tirana 2018”  i cili mbahet në “Pallatin e Kongreseve” në kryeqytet dhe do të zgjasë deri më datën 18 nëntor.

Panairi i Librit, si zakonisht, do të jetë një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

Mijëra të interesuar, siç duket edhe nga fotografitë, kishin pushtuar sot “Pallatin e Kongreseve” në kërkim të librave të tyre të preferuar  

Objekt kryesor i këtij panairi është paraqitja e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim vitin e fundit.

Ky panair do të shndërrohet edhe në një panel të rëndësishëm diskutimi për artin dhe kulturën.

    Foto janë bërë nga Malton Dibra, LSA

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco