Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Vdes legjendari që krijoi Spiderman, Ironman, Hulk, etj… Emri

FOTO/ Vdes legjendari që krijoi Spiderman, Ironman, Hulk, etj… Emri

20:43, 12/11/2018
A+ Aa A-

Ka vdekur në moshën 95-vjeçare, Stan Lee (Stanley Martin Lieber), krijuesi legjendar i Marvel Comics, kompanisë amerikane që ka krijuar disa nga superheronjtë më të njohur edhe për fëmijët e sotëm.

Ai lindi nga një familje emigrantësh hebrenj, të ardhur nga Rumania në Nju Jork.

Kur ishte në gjimnaz, Lee bënte punë të vogla shërbimi për “Timely Comics”, ku punonte dhe bashkëshorti i kushërirës. Aty ai nisi të bëjë punë më të rëndësime, vit pas viti, deri sa u bë zëvendës botues.

Emrin e artit e vuri Stan Lee, pasi botoi për herë të parë Captain America. Më pas u shkëput nga ajo industri, për t’u futur në ushtri. Kur u rikthye, në vitin 1950 u punësua nga Timely Comics që të krijonte një superhero të ri për të konkurruar “DC Comics”.

Por në atë kohë, interesi i amerikanëve për këtë gjini të letërsisë së argëtimit kishte rënë. I shkurajuar, Lee donte të tërhiqej. Por bashkëshortja, e cila e dinte që ai shkruante shumë histori të bukura dhe nuk i bënte publike, e nxiti që të angazhohet.

Dhe kështu Stan Lee nisi të krijojë Katërshja e Fantastikëve, Thor, Iron Man, X-Men, Black Panther, Hulk, dhe më të famshmin nga të gjithë, në vitin 1962, Spider Man.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco