Apartamentet e Ismail Kadaresë dhe Dritero Agollit në Tiranë, muze

Apartamentet e Ismail Kadaresë dhe Dritero Agollit në Tiranë, muze

09:20, 10/11/2018
A+ Aa A-

Apartamentet e ismail Kadaresë dhe të Dritero Agollit në qëndër të Tiranës është parashikuar të bëhen muze. Lajmin e ka bërë të ditur, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha në njësinë 9, kur shpalosi programin e investimeve se “pjesë e planit për ruajtjen e kulturës është dhe projekti për kthimin në shtëpi muze të banesave të dy prej korifejve të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit.

“Shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare tashmë e kemi shpronësuar, pra e ka marrë bashkia për ta kthyer në një muze. Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë edhe me familjen e Dritëroit, për t’u siguruar që ajo pjesë e Njësisë 9 përfiton edhe nga një zonë muzeale. Ne duam që ta rikonstruktojmë atë pallat dhe ta kthejmë në një vend të aksesueshëm sepse besoj që edhe njësisë i ka hije që një ndërtesë ikonë, ndërtesa e famshme e Maks Velos për të cilën ai u fut edhe në burg, sot ritransformohet nga bashkia dhe kthehet në një zonë muzeale”, përfundoi Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz11/11/2018 15:38

Me propozim te erjon fisqirit komunist, shtepite e dy shkrimtareve te jashtqitjes komuniste do nau bekerkan muze. Perpara per fitorje te reja o bajga komuniste!

Shto koment

Denonco