VIDEO/ ‘Ti, Syri im i dëborës’, Adriatike Lami prezanton librin më të ri të saj

VIDEO/ ‘Ti, Syri im i dëborës’, Adriatike Lami prezanton librin më të ri të saj

16:55, 09/11/2018
A+ Aa A-

E djeshmja ka qenë një ditë e veçantë për shkrimtaren Adriatike Lami, e cila ka prezantuar librin e saj më të ri me poezi, të titulluar “Ti, Syri im i dëborës”.

Të pranishëm në prezantimin e librit ishin shumë miq të saj të fushave të ndryshme. Ju kujtojmë se shkrimtarja është e njohur edhe si specialiste e edukimit dhe e arsimit, profesion të cilin aktualisht e ushtron si drejtoreshë e një shkolle të njohur në kryeqytet.     

Adriatike Xh Lami

“Te dashur miq. Sonte ka qene nje mbremje e vecante per mua, ku shume miq te poezise, arsimit, fushave te tjera, punes dhe familja ime, ishin pjese e perjetimit te zgjedhur pak ndryshe kesaj here nga une, te Librit tim te fundit: TI, SYRI IM I DEBORES. Po ndaj me ju nje poezi me zerin tim nga "Syri im", pjese e prezantimit te sotem. Te tjerat do ti ndajme patjeter ne ditet ne vazhdim. I falem Nderit te gjithkujt qe mori pjese dhe te atyre qe nuk munden dot, perpos deshires. Na bashkon te gjitheve deshira per jeten dhe dashuria ne te gjitha format. Poezia eshte e bukur dhe frymon estetiken madheshtore te shpirtit njerëzor”.

(poezinë mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco