FOTO/ Dëmtohet ura e periudhës romake, ja shkaku

FOTO/ Dëmtohet ura e periudhës romake, ja shkaku

17:55, 06/11/2018
A+ Aa A-

Një nga urat më të vjetra në vend gjurmët historike të së cilës i përkasin periudhës romake është dëmtuar në njërën këmbë. Ura që dhe dëshmon për gjenialitetin inxhinierik të kohës, kërcënohet nga punimet që po kryhen për By Passin e Tepelenës.

Janë specialistët e vlerave arkitekturore, të cilët ngrenë dyshime që punimet në By Passin e Tepelenës po dëmtojnë Urën e Beçistit, një monument kulture që daton nga koha romake.

Restauratori Kreshnik Nick Merxhani n një postim të tij, tregon se njëra këmbë e urës është dëmtuar, dhe firma po e mbulon këtë dëmtim duke hedhur beton.

Pasarela ose ura në Tepelenë ka një bazament që supozohet që për nga punimi lidhet me periudhën romake, kurse pjesa e sipërme është një ndërhyrje e shekullit XX, thotë Merxhani.

Ura lidhet me emrin e Ali Pashës, dhe pikërisht aty ku po ndërhyhet sot, ka gjurmë muratore që për nga teknika i përngjan urave në periudhën që kur ai synonte në Vilajetin e Janinës.

Një nga urat më të mëdha të periudhës romake, e cila kohët e fundit është rrezikuar seriozisht nga ujërat e Vjosë, është nga të vetmet vepra që dëshmon për gjenalitetin inxhinierik të kohës dhe për rrjetin që lidhte dikur Dodonesn, Antigonenë, Adrianopolin me Bylsin dhe Apolloninë.

Nëse dëmtimet nuk do të merren në konsideratë dhe nuk do të kërkohet ndihma e ekspertëve për vepra të tilla, është për të ardhur keq.

Ura prej 200 metra e gjatë me lartësi 6 metra është harruar. Herën e fundit që u restaurua ishte viti 2012, nga një shoqatë holandeze, çka mundësoi dhe lëvizjen e mijëra banorëve që qarkullojnë çdo ditë përmes saj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco