Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

FOTO/ Tedi Papavrami rikthehet në Tiranë me dashurinë e tij të re: pianisten japoneze Maki Okada

FOTO/ Tedi Papavrami rikthehet në Tiranë me dashurinë e tij të re: pianisten japoneze Maki Okada

14:46, 04/11/2018
A+ Aa A-

Tedi Papavrami u rikthye mbrëmjen e 3 nëntorit bashkë me pianistin francez François-Frédéric Guy në Katedralen Orthodokse. Ai prezantoi bashkëshorten japoneze Maki Okada, tregon ndarjen me bashkëshorten dhe premton një duo speciale

Violinisti i mirënjohur shqiptar dhe pianisti François-Frédéric Guy interpretuan 4 sonata me violinë dhe piano nga të mirënjohurit e muzikës klasike Beethoven dhe Bah.

Në këtë rikthim Papavrami, ashtu si në muzikë, rrëfen me sinqeritet veten dhe jetën e tij, duke treguar vështirësitë, kthesat e lumtura dhe magjinë e publikut shqiptar.

Pas lojës virtuoze të mjeshtrit në koncertet e fundit që ka mbajtur në Tiranë, me “6 sonatat dhe partitat e Bahut”, në jetën e tij ka pasur një periudhë e vështirë. “Jeta ime ndryshoi, pasi u ndava nga ish gruaja ime. Si për çdo njeri këto janë gjëra të vështira, pasi kishim 21 vite që jetonim bashkë. Ishim rritur bashkë në një farë mënyre dhe kjo u reflektua edhe në lojën time.

    E ndjeva veten jo mirë për mjaft kohë”. Mirëpo stina e trishtë, dalëngadalë i la vendin një tjetre, një rruge tjetër më të mirë për artistin dhe është përsëri dashuria ajo që mbyll plagët. Ajo quhet Maki Okada është nga Japonia dhe është zhvendosur të jetojë me artistin shqiptar në Gjenevë (Zvicër).

    “Jam vërtetë shumë më i qetë dhe më i lumtur, më duket vetja me shumë fat që kam gjetur një njeri kaq të mrekullueshëm me të cilin mund të ndajmë shumë gjëra”. Fakti që Maki është pianiste bën që jo vetëm të mund të luajnë bashkë, por edhe të kenë një komunikim më të gjerë, prej pasionit të përbashkët, muzikës. Tedi rrëfen se Maki i ka ndryshuar perceptimin e tij, se jetesa mes dy muzikantëve nuk do të ishte harmonike. “Përpara mendoja se është e vështirë jetesa me një muzikant. Mendoja se do të krijoheshin situata konflikti, prej presionit të vazhdueshëm dhe kërkesave artistike, po fatmirësisht diçka e tillë nuk po ndodh. Ne ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin”.

    Tedi dhe Maki, shkruan Shekulli,. kanë interpretuar së bashku edhe në skena ndërkombëtare, dhe në planet e tyre është që të vijnë si duo edhe në skenat shqiptare. Mirëpo kësaj here, violinisti rrëfen se është shumë i lumtur që po e njeh bashkëshorten e tij me vendin ku është rritur. “Sot po i tregoja rrugën që të çon aty ku ishte dikur shtëpia jonë. Do të shkojmë sapo të kem pak kohë, sepse kam qenë i angazhuar me provat.

    Kësaj here do të zbulojmë vendin, mandej do të krijojmë rastin për të luajtur së bashku në skenë në Shqipëri”.

    Pavarësisht se jeta personale e tij është pushtuar nga pranvera e dashurisë, Tedi është shumë i ndjeshëm edhe ndaj situatës që po ndodh përreth tij. “Problemet që ka bota janë shumë të rënda dhe kjo nuk të lejon të jesh mjaftueshëm optimist, mirëpo çdo njeri mundohet të mbajë veten dhe të vazhdojë rrugën e vet”, shprehet ai. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco