63-vjetori i tenorit Ruzhdi Karaj

63-vjetori i tenorit Ruzhdi Karaj

12:50, 04/11/2018
A+ Aa A-

Tenori i shquar Ruzhdi Karaj, i cili ka ndërruar jetë, përkujtohet nga TKOB në ditën e tij të lindjes, 3 nëntor 1955, në qytetin e Beratit.  Që në moshë të vogël pasioni për muzikën dhe sidomos për këngën ishte i vecantë tek tenori, duke e dalluar atë nga të tjerët. Studimet e para për kanto i fillon në shkollën e muzikës në Elbasan për të vijuar me pas me studimet në Institutin e Lartë të Arteve (1985). Mbas përfundimit të studimeve me rezultate të shkëlqyera , emërohet tenor në Sektorin e Solistëve në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Gjatë aktivitetit të tij artistik në TOB ka realizuar me shumë sukses disa nga kryerolet e literaturës operistike nacionale dhe atë botërore. Si rolin e “Alfred Zhermoni” tek opera “Traviata”(1986) , rolin“Turiddu” tek “Cavalleria Rusticana”(1988), rolin e “Mario Kavaradosi” tek opera “Tosca”(1992), rolin e “Dukës” tek opera “Rigoleto”(1994), rolin “Nadir” tek opera “Peshkatarët e Perlave”, rolin e Edvin Lipert në operetën “Silvia” (Princesha e Çardashit) Premierë , në rolin Manrico tek “Trovatore” e të tjera, si dhe ka dhënë shumë koncerte vokale brenda vendit dhe jashtë tij . Në repertorin e tij janë operat e Verdit, Mozart, Puccini, Mascagni, Zadeja, Zoraqi, Jakova.

    Ka marrë pjesë në Konkursin Kombëtar të Këngëtarëve lirikë në vitin 1986 ku tenori Ruzhdi Karaj merr çmimin e dytë .

    Tenori Ruzhdi Karaj ishte pjesë e mbrëmjeve muzikore e koncertale të organizuara me orkestrën simfonike të radiotelevizionit, ku ai do të performonte me ariet “Nesun dorma” nga opera “Turando” apo aria e “Lenskit” “Ballada e Dukës” nga opera “Rigoleto” etj. Gjithashtu tenori Ruzhdi Karaj ishte pjesë e Festivalit të Romancës Shqiptare (1986) me këngën “Pejsazh i Atdheut” dhe “Kishte ardhë pranvera” në koncertet e majit me këngë “Këngë buzë Ibrit” etj.

    Tenori Ruzhdi Karaj shquhej në skenë për një vokal të ëmbël dhe tepër lirik , diksion dhe intonacion korrekt. Në vitet 1988 -1989 kryen një kurs specializimi në Francë në konservatorin e Parisit me mjeshtren Ana Maria Bondi. Disa vjet rrjesht ka qënë pedagog kantoje në Akademinë e Arteve Tiranë.

    Tenori Ruzhdi Karaj, një tenor me kërkesa drejt rritjes së mjeshtërisë së të kënduarit gjithmonë paraqitej me një program, jo vetëm me pretendime vokale, por edhe me një larmi veprash e gjinish. Me romancën “Bilbili: të Limos Dizdarit dhe “Sonetin pranveror” të Z. Çobës intrepretimi i tij si gjithmonë ishte mjaft bindës duke zgjidhur drejt ndërtimin poetik të partiturës e duke zbuluar njëkohësisht karakterin e tyre.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco