Lajmi i fundit

LIVE - Numërimi i votave në Këshillin Kombëtar të PD

Pushtimi i vendit, si protestoi Fan Noli tek Rusvelti, Çambërleni, Daladieri

Pushtimi i vendit, si protestoi Fan Noli tek Rusvelti, Çambërleni, Daladieri

13:06, 27/10/2018
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Le Temps” ka botuar, të martën e 11 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me telegramet e Fan Nolit dërguar asokohe udhëheqësve më lartë botërorë, si arsye e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një protestë nga Imzot Fan Noli, ish-kreu i shtetit shqiptar

Na shkruajnë nga Nju Jorku :

“Peshkopi shqiptar Fan Noli, i cili më parë ishte president i Republikës së Shqipërisë, aktualisht është udhëheqësi shpirtëror i rreth 30.000 shqiptarëve ortodoksë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, u dërgoi të dielën z. Roosevelt (presidentit amerikan), z. Daladier (kryeministrit francez), z. Chamberlain(kryeministrit britanik) dhe z. Avenol, sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, një telegram proteste kundër aksionit ushtarak italian në Shqipëri.”/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Më të lexuarat
    Denonco