FOTO/ Manastiri i Shën Gjergjit në Çukë

FOTO/ Manastiri i Shën Gjergjit në Çukë

13:36, 19/10/2018
A+ Aa A-

Manastiri i Shën Gjergjit është shpallur monument kulture i kategorisë së parë më 15.01.1963. Koha e ndërtimit: Shek. XV. Vendndodhja: Fshati Çukë, Bashkia Sarandë.

Manastiri i Shën Gjergjit ndodhet në kodrën e Demës, që ngrihet në rripin më të ngushtë të tokës dhe ndan detin Jon me liqenin e Butrintit. E gjithë sipërfaqja e kodrës në periudhën antike përshkohej nga një mur i fuqishëm antik, që ndante gadishulline Ksamilit. Në shek. XV, në majën e kodrës mbi rrënojat e murit antik është ndërtuar manastiri i Shën Gjergjit. Manastiri bën pjesë tek manastiret e fortifikuar, me mure të pajisura me kulla dhe frëngji. Përveç ambienteve të ndenjies dhe ambienteve ndihmëse, në qendër të manastirit ndodhet kisha e Shën Gjergjit, e cila është një rindërtim i shek. XIX. Kisha ka një narteks të gjatë që të çon drejt naosit, mbi të cilin ngrihet një kupolë, ndërsa në lindje kufizohet nga një ikonostas muri që e ndan nga altari. Muret e brendshme të kishës janë zbukuruar me piktura murale, ku vihen re tri nivele pikturimi që i mbivendosen njëri-tjetrit.

Hyrja në manastir është pa biletë. Drejt kodrës ku ndodhet manastiri sugjerohet të shkohet me ecje, pasi rruga e automjeteve nuk është në gjendje të mirë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco