Shëndeti i princit të vogël, Geraldina dhe Ahmet Zogu anullojnë vizitën në fjordet e Norvegjisë

Shëndeti i princit të vogël, Geraldina dhe Ahmet Zogu anullojnë vizitën në fjordet e Norvegjisë

12:43, 17/10/2018
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë.

“Le Temps” ka botuar të mërkurën e 26 korrikut 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me familjen mbretërore shqiptare, e gjendur asokohe në kryeqytetin norvegjez, Oslo. Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë kanë patur në plan të vizitonin Bergen-in dhe fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë, por gjendja shëndetësore e djalit të tyre, Lekës, i ka detyruar ata të heqin dorë nga ky projekt. Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë te gazetës franceze, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Norvegji

Udhëtimet e mbretit Zog

Na telegrafojnë nga Oslo :

Mbreti Zog i Shqipërisë, mbretëresha Geraldinë dhe djali i tyre, të cilët gjenden tashmë në Oslo, synonin të bënin një udhëtim në Bergen dhe në fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë. Për arsye shëndetësore të djalit të tyre, ish-sovranët hoqën dorë nga ky projekt. Ata do të largohen për në Francë brenda pak ditësh, por mbreti Zog ka shprehur synimin e tij për t’u kthyer së shpejti në Norvegji për të vizituar bregun perëndimor.

Na telegrafojnë nga Tirana :

Një komision i kryesuar nga komandanti i përgjithshëm i xhandarmërisë mbretërore sapo ka vendosur të sekuestrojë dhe konfiskojë të gjithë pasurinë e Ahmet Zogut, ish-mbretit të Shqipërisë dhe këshilltarëve të tij kryesorë. Deklarohet se ky vendim justifikohet nga fakti se mbreti Zog dhe bashkëpunëtorët e tij “kanë pasur një aktivitet anti – kombëtar”./Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco