FOTO/ Ja si ishin skedinat e para të sportit në 1990-ën

FOTO/ Ja si ishin skedinat e para të sportit në 1990-ën

12:08, 17/10/2018
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi 

Në tetor 1990, pas disa vitesh ndalese të llotarive nga qeveria komuniste, nisi shitja e këtyre skedinave që u kamufluan me emrin “konkursi i parashikimeve sportive”.

Erdhi ky veprim sepse dukuria e fshehtë e llotarive me kampionatin italian të futbollit ishte bërë masive.

Shteti synonte ligjërimin, një sjellje ndryshe, kontrollin dhe vjeljen e fitimit financiar.

Skedina luhej me kampionatin shqiptar të futbollit, kryesisht kategorinë e parë, por futej ndonjëherë edhe e dyta, gjysma pjesësh, si dhe nga basketbolli e volejbolli.

Kam ruajtuar nga ajo kohë 2-3 skedina, si provë e një kurioziteti njerëzor, të vetmet, pasi kurrë nuk i kam ndjekur këto lojëra në vitet që pasuan, me gjithë llojet e emrave që ato patën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco