Shpallet fituese, ja cila shtatore e Skënderbeut do të vendoset në Lezhë

Shpallet fituese, ja cila shtatore e Skënderbeut do të vendoset në Lezhë

07:37, 16/10/2018
A+ Aa A-

Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut që do të vendoset në qytetin e Lezhës është ajo me numrin 12. Boceti nr.12 u shpall fitues dje nga komisioni i ngritur nga Bashkia e Lezhës, pas votimit të fshehtë

Shtatorja monumentale e Gjergj Kastriotit do të vendoset në mars 2019 në sheshin me të njëjtin emër në qendër të qytetit.  Fituesi i punimit me Nr.12 është skulptori Ardian Pepa.

Në vendin e dytë u përzgjodh punimi me Nr.19 me autor skulptorin Kreshnik Xhiku dhe në vendin e tretë punimi Nr.7 me bashkëautorë Idriz Balani dhe Bujar Lila.

Boceti fitues i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkia e Lezhës si në ide dhe në realizim, gjithashtu të tre punimet më të mira që shkuan në fazën finale: "Nr.12, 19 dhe 7", kanë marrë vlerësimin maksimal edhe nga profesionistët e fushës dhe kritikët artit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco