Nderohet shkencëtarja e pushkatuar nga diktatura komuniste Sabiha Kasimati

Nderohet shkencëtarja e pushkatuar nga diktatura komuniste Sabiha Kasimati

19:10, 15/10/2018
A+ Aa A-

Në Tiranë, studiuesja Sabiha Kasimati, njihet më së shumti si një zonjë e pushkatuar nga diktatura komuniste për pikëpamjet e saj politike.

Por sot, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentat e Sigurimit famëkeq të Shtetit, publikoi një mori dokumentash mbi sukseset e saj shkencore, të cilat diktatura i zhduku, bashkë me pushkatimin e saj.

Muzeu i Natyrës Shqiptare, themeluar nga Sabiha Kasimati mbi 70 vjet më parë, sot mban emrin e saj.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përuroi në Muzeun e Shkencave të Natyrës këndin e kujtesës për studiuesen Sabiha Kasimati, një shkencëtare e pushkatuar nga diktatura komuniste në fillim të vitit 1951 për motive politike, pas një akuze dhe një gjyqi të rremë, së bashku me 22 intelektualë të tjerë.

Zonja Kasimati ishte shkencëtare me personalitet të lartë, dhe për të ndricuar figurën e saj bashkëpunuan historianë, biologë, arkivistë e kërkues shkencorë.

Krahas studimeve të saj mbi natyrën e Shqipërisë, janë botuar studime mbi shpërthimin e sajuar pranë legatës sovjetike në 1951, ngjarje që u përdor nga diktatura për të asgjësuar 22 intelektualë perëndimorë dhe kundërshtarë politikë, mes tyre edhe Sabiha Kasimati.

Këndi i kujtesës për zonjën Sabiha Kasimati u përurua sot në ditën e parë të vitit të ri akademik në Muzeun e Shkencave të Natyrës, i cili me vendim të senatit të Universitetit të Tiranës, tashmë mban emrin e saj.

Rektori i Universitetit, Munir Koni, tha se emri dhe studimet e zonjës Kasimati u fshinë krejt nga diktatura për 40 vjet, deri në ardhjen e demokracisë, kur vlerat e saj dolën sërish në dritë.

Një pjesë e të dhënave ekspozohen për herë të parë, dokumente, shkresa, raporte e fotografi të rralla.

Shkencëtarja Sabiha Kasimati mban titullin më të lartë shtetëror “Nderi i Kombit” së bashku me 22 intelektualët e pushkatuar në 1951.

Muzeu i Natyrës shqiptare, që ajo vet themeloi para 7 dekadash, sot mban emrin e saj.

Sabiha Kasimati ishte nxënëse e më vonë mësuese e Liceut Kombëtar të Korçës dhe punoi në Shkollën Amerikane të Kavajës dhe në Institutin Femëror “Nana Mbretneshë” në vitet 20-30 të shekullit të kaluar.

Ajo studio për 4 vjet në Fakultetin e Shkencave të Biologjisë në Torino, ku u diplomua mbi faunën në liqenet kryesore të Shqipërisë dhe në rrjedhat e tyre lumore.

Gjatë regjimit fashist dhe regjimit komunist, zonja Kasimati botoi studimet e veta, si dhe ideoi e punoi si akademike për ngritjen e Muzeut Shqiptar të Shkencave të Natyrës me koleksione të kafshëve, peshqve, bimëve dhe mineraleve të Shqipërisë, dhe me bibliotekë e laborator shkencor. VoA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco