Lajmi i zi/ Ndahet nga jeta ikona e televizonit shqiptar

Lajmi i zi/ Ndahet nga jeta ikona e televizonit shqiptar

21:28, 26/09/2018
A+ Aa A-

Roland Roshi, spiker dhe regjisor i spikatur, është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në vendin e tij të punës në RTSH.

Lajmi është dhënë nga koleget e Roshit që kanë shprehur ngushellime për familjen e të ndjerit.

Disa minuta para orës 20:00 ndërroi jetë në vendin e punës ROLAND ROSHI, njëri nga regjisorët dhe folësit e spikatur në Radiotelevizionin Shqiptar.

Me Landin në vitet ’90-të kemi punuar bashkë në edicionet e lajmeve për Kosovën në Televizionin Shqiptar dhe në Radio Tirana. Ishte profesionist i pashoq dhe njeri me virtyte të larta.
Ngushllime familjes Roshi dhe të gjithë kolegëve të Radiotelevizionit Shqiptar.

Dhimiter Gjoka: E pabesueshme. Eshte ndare nga jeta krejt papritur kolegu yne regjisori dhe moderatori i talentuar ROLAND ROSHI. Ngushellime familjes dhe njerezve te dashur te tij.

Defrim Methasani: Qetësinë e kësaj mbrëmje, ma prishi një telefonatë nga dhoma e lajmeve në RTSH. Një zë i mekur më tregoi që krejt papritur ka ndërruar jetë regjizori i njohur, ish spikeri i lajmeve, kolegu dhe miku im i mirë, Roland Roshi. Vërtet një lajm tronditës dhe dhimbje e madhe, për familjen e tij, por dhe familjen e madhe të RTSH. U prehsh në paqë Landi ynë i mirë. Po ndjej shumë dhimbje miku im. Do na mungosh shumë, por unë do të të mbaj mend, vetëm me mirësinë, zërin e veçantë dhe buzëqeshjen tënde të përhershme…!

Nermin Spahiu: Lajm i tmerrshem. Na iku shume shpejt e krejt papritur kolegu, regjisori i nderuar, folesi i Radio Televizionit Shqiptar ROLAND ROSHI.Ishte ne pune, teksa ndodhi gjema.Njeri qe vetem dinte te falte dashuri e te sillte te qeshura, ndaj iku pa bezdisur askend, pa i renduar askujt.Do na mungojne batutat e tua LANDI.Te qofte i lehte dheu mik i dashur.Homazhet, neser 27 shtator, ora 12.00 tek Holli i RTSH-se.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco