Ja kush janë kitaristët më të mirë në histori

Ja kush janë kitaristët më të mirë në histori

00:37, 24/09/2018
A+ Aa A-

Ata janë njerëzit që kanë bërë histori dhe kanë lënë shenjë me instrumentin magjik të kitarës. Njerëz që linin turmat me zemër në dorë, që shpërfillnin realitetin dhe që kishin si synim të jetës muzikën dhe vetëm muzikën.

1- Në krye të të gjithë kitaristëve, natyrisht do të qëndrojë ikona e kitarës. Pa fytyrën e Xhimi Hendriks nuk mund të kuptohet kitarja. Jimi Handrix e ka kitaren dhunti shpirtërore. Ky njeri shumë pak ka arritur me punë pasi magjinë e kitares ia fali zoti.

2- Slash, është një nga kitaristët që la shumë mbresa dhe padyshim që zë edhe një vend nderi në këtë listë. Më e mira është se ai bashkëpunonte ngushtë dhe ia njihte karakterin dhe temperamentin këngëtarëve.

3- BB King, duket sikur këndon si një grua në gjendje të dëshpëruar, por kitara për të ishte më shumë se një instrument. Në fakt ajo ishte gjëja më e bukur që i ka ndodhur.

4- Keith Richards, është qujtur shpesh edhe si "Dishepulli i kënaqësisë krijuese", tek ky njeri kemi një karrierë të jashtëzakonshme që shumëkush edhe sot e ka zili.


5- Eric Clapton, padyshim që rreth këtij njeriu janë mbështjellur shumë kontradikta. Me anë të telave të kitarës, arrinte të përcillte emocionet e dhimbshme që i kishte lënë shija e vdekjes së djalit. Normalisht Eric Clepton mbahet mend me këngën "Tears in Heaven" dhe "Lejla".

6- Jimmy Page, i udhëhequr nga mbreti Led Zebelin nëpër koncerte merrte më shume se gjashtë kitara duke dhënë disa turne fantastikë nëpër vendët që ai ka shkuar me grupin e tij.

7- Chuck Barry, ky është pa frikë babai i rrokut i cili për herë të parë futi modën e rrokullisjes së kitarës gjatë performancës në skenë. Ndikimi i tij ndihet ngado, ende dëgjohen këngët që ai bënte.

8- Les Paul, kishte një sërë hitesh fantastike që identifikuan muzikën në vitet 1950. E ndërsa muzika që bën ai, nuk zëvëndësohet më, përveçse me shpikjen e tij. Ishte një nga pionerët e ndërtimit të kitarës elektrike.

9- Yngëie Mlmsteen, ajo çka bën ai me kitarën është totalisht nje teknikë dhe precision i paparë frazash. Njohës i mirë i kompozitorit Uan Sebastian Bah dhe Violinistit Paganin, i cili imitonte të qeshurat e damave aristokrate me violinë.

10- Prince, në fakt kur ai është përballë kitarës ka një afeksion të thellë dhe shpesh thotë frazën "Le të çmendem", luan me kitarë në një botë virtuale, pa e marrë parasysh realitetin. Por nga ana tjetër ai mund të luajë edhe qetësisht duke pasur një imazh krejt tjetër përballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco