Ura e Slapit në Selenicë

Ura e Slapit në Selenicë

13:23, 23/09/2018
A+ Aa A-

Ura e Slapit morri statusin Monument Kulture i kategorisë së parë me vendim nr. 1886, datë 10.06.1973.

Viti/koha e ndërtimit: Shek. XVII. Vendndodhja: Fshati Mavrovë, Bashkia Selenicë. 

Përgjatë rrjedhës së lumit Shushicë për të siguruar kalimin dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në të dy brigjet e rrjedhës së këtij lumi përgjatë shekujve janë ngritur disa ura, të cilat përveç funksionit praktik, mjeshtëria e ndërtimit të tyre dëshmon dhe për një shije të lartë estetike të banorëve të krahinës së Labërisë. Një prej urave më të rëndësishme mesjetare përgjatë rrjedhës së këtij lumi është Ura e Slapit, që ndodhet pranë fshatit Mavrovë. Ajo është urë e tipit me një hark me dopjo qemer dhe në të dy anët e harkut ruhet nga një kamare. Ura është ndërtuar në shek. XVII. D.R.T.K-Vlorë realizoi restaurimin e saj në vitin 2016.

Sot është Monument Kulture. Hyrja është pa biletë. Drejt urës së Slapit mund të shkohet me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën nga qyteti i Vlorës drejt fshatit Mavrovë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco