Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

FOTO/ Zbulohet vendbanimi i lashtë në Shqipëri

FOTO/ Zbulohet vendbanimi i lashtë në Shqipëri

20:49, 20/09/2018
A+ Aa A-

Ekipi i arkeologëve beson se është një vendbanim i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit VI, dhe ka qenë i banueshëm deri në shekullin e 3 para Krishtit.

Rrënojat e një vendbanimi të lashtë janë zbuluar në Divjakë. Arkeologët shqiptarë dhe gjermanë kanë punuar për disa muaj mbi zbulimin e atyre që besohet të jenë shtëpi banimi, mure perimetrike dhe rrugë. Qëllimi i projektit është të krijojë një hartë të plotë.

"Ajo që ne përpiqemi të kuptojmë është se kush ka jetuar këtu midis Apolonisë dhe Dyrrahut dhe ka ndërtuar këtë vendbanim. Babunja në Divjakë është përzgjedhur në mesin e shumë të tjerëve dhe për herë të parë bëjmë kërkime shkencore këtu. Organizimi urban i këtij fshati kodrinor është perfekt. Rruga kryesore dhe 15 të vogla janë të lidhura me këndin e duhur me të", tha Manuel Fidler një arkeolog në Universitetin e Berlinit.

Gërmimet në Divjakë po kryhen në pjesën kodrinore të zonës. Gërmimet në vendbanimin Arnisa do të vazhdojnë gjatë muajve në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco