Tepelena nuk ka datë 'çlirimi', e shpiku Tërmet Peçi Ftesa e Bashkisë me foton e Haki Toskës, si dhe disa foto të paraqitur gjatë festimeve

Tepelena nuk ka datë 'çlirimi', e shpiku Tërmet Peçi

12:41, 19/09/2018
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi.

Para tre ditësh, më 15 shtator, kryetari i Bashkisë së Tepelenës organizoi disa ceremoni me rastin e “75-vjetorit të çlirimit të Tepelenës”, të cilat përfunduan suksesshëm me këngë për komandantin legjendar të krimit, tallonave, fukarallëkut dhe gazepit. Kjo gjë bëhej vetëm pak ditë pasi në mënyrë të sikletshme, Tërmet Peçi u pa në ceremoninë e 23 gushtit, në përkujtim të viktimave të komunizmit në ish kampin e internimit tela me gjemba të Tepelenës. Në profilin e tij të fb nuk gjendet asgjë nga ceremonia e 23 gushtit, ndërsa është shpikur “çlirimi i Tepelenës” për të kënaqur nostalgjikët e komunizmit dhe për t’iu dhënë rastin.

Në librin “Kronikë e ditëve të stuhishme” (botimi i dytë, i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Popullore, përgatitur nga Lefter Kasneci, Raqi Janushi, Stiliano Sallabanda e plotësuar nga Hysni Berdaj), Tiranë 1972, nuk figuron kurrfarë date për “çlirimin” e Tepelenës. Mund të gjesh lloj-lloj datash, por jo për një “çlirim” apo betejë të zhvilluar në Tepelenë. As në burime arkivore nuk gjendet ndonjë ngjarje e tillë. 

Në ftesën e nënshkruar nga kryetari i bashkisë, Tërmet Peçi, me titull “Në emër të lirisë” paraqitej anëtari i mëvonshëm i Byrosë Politike të KQ të Partisë së Punës-Haki Toska si dhe Mustafa Matohiti, përkatësisht komisar dhe zëvendëskomisar të brigadës së 6-të komuniste. A thua kishte lidhje Hakiu me “çlirimin” e Tepelenës? Aspak. Edhe Matohiti është vrarë në 29 mars 1944 në betejën e Patosit, e kësisoj nuk ka lidhje me “çlirimin” e Tepelenës. Çfarë lidhje ka kjo brigadë me “çlirimin” e Tepelenës.

Ajo u formua më 26.1.1944 në Përmet nga bashkimi i batalioneve “Asim Zeneli”, “Baba Abaz”, “Naim Frashëri” dhe “Abaz Shehu”. Në gusht 1944 brigada kaloi nga Këlcyra në Skrapar, u vendos në divizionin e 2-të komunist dhe u drejtua drejt Labinotit, Martaneshit e veriut. Pas luftimeve në veri, më 27.11.1944 kaloi kufirin shtetëror (të 1913-s). Por si gjëra krejt pa lidhje ishin edhe fotografitë e tjera e treguara që ishin të kësaj brigade. Referuar pamjeve të sjella nga bashkia dhe origjinalit të albumit nr.5 të Arkivit të PPSH-së, sipas numrave të origjinalit, fotot kanë këtë përmbajtje:

1-Mustafa Matohiti (pa datë)

2-Mustafa Matohiti në mes (dy të tjerët nuk dihen)

4-Bektash Bilimani (pa datë)

6-Partizanë në Drisht afër Vishegradit, më 2.6.1945

7-Partizanë në Mitrovicë më 11.4.1945

8-Sulo Veipi dhe MaksutMyrto (pa datë)

10-Partizanë (pa datë)

Asnjëra prej fotove pra nuk lidhet me “çlirimin” e Tepelenës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco