Kanada, Mumja e dinozaurit gati për t'iu shfaqur publikut

Kanada, Mumja e dinozaurit gati për t'iu shfaqur publikut

01:51, 18/09/2018
A+ Aa A-

Kafsha ndoshta ngordhi ashtu siç jetoi, duke i sfiduar grabitqarët me mbulesën e fortë dhe 110 milionë vjet më vonë, fytyra i ka mbetur e ngrirë me atë vështrimin e egër prej zvarraniku. Sesi ka ngordhur ky banor i tokës që ushqehej me bimësi, nuk dihet, por një pjesë e trupit të tij përfundoi në fund të një deti të lashtë. Mineralet i kanë ruajtur mbetjet pothuajse të paprekura, dhe gradualisht e kanë kthyer trupin e dinozaruit në një fosile. Dhe kur e gërmuan në 2011­ën, shkencëtarët e kuptuan menjëherë se ishte specimeni më i mirëmbajtur i llojit të vet.

“Për ta thjeshtuar, është një mumje dinozauri — është vërtetë e veçantë,” tha Don Brinkman, drejtor i ruajtjes dhe kërkimit i Royal Tyrrell Museum në Drumheller, Alberta.

"Mumja e Dinozaurit" e zbuluar ne minierën Millenium gjashtë vjet më parë më në fund është gati për publikun që mund ta vizitojë tanimë në Muzeun Royal Tyrrell. Në Kanada, sigurisht

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco