VIDEO/ Reportazh, Muzikantët e rinj ndriçojnë mbrëmjet në Kukës

VIDEO/ Reportazh, Muzikantët e rinj ndriçojnë mbrëmjet në Kukës

15:22, 16/09/2018
A+ Aa A-

Mbrëmjet e Kukësit janë kthyer sa argëtuese dhe misionarë.

Të rinj muzikantë përmes muzikës së tyre kërkojnë të ndikojnë të bashkëmoshatarët për t’i larguar ata nga rruga.

Ngjasojnë me mbrëmjet e qyteteve të zhvilluara. Janë të rinjtë ata që i japin këtë pamje. Amatorë por të pasionuar për të bërë diçka ndryshe. Olti është dhe organizatori i grupit. Çiftelinë e mban gjithmonë me vete dhe sapo ulët diku luan meloditë tradicionale të zonës.

Ngjasojnë me mbrëmjet e qyteteve të zhvilluara. Janë të rinjtë ata që i japin këtë pamje. Amatorë por të pasionuar për të bërë diçka ndryshe. Olti është dhe organizatori i grupit. Çiftelinë e mban gjithmonë me vete dhe sapo ulët diku luan meloditë tradicionale të zonës.

“Të gjithë muzikantët kanë ardhur në mënyrë vullnetare. Gjithcka ëhstë bërë në mënyrë vullnetare. Nuk është se duhet të kehs buxhet për të bërë gjëra të tilla”.

Ai ka luajtur kudo me çifteli, deri në Parlamentin Europian. Ndjehet  krenar për vlerat tradicionale.

“Nuk më ndahet ciftelia, ëhstë instrumenti im i parë. Është pasioni im. Me çifteli kam perfornuar anembanë  botës, pse jo dhe në Kukës muzikantët shpërndajnë muzikën e tillë është muzika, duhet shpërndarë dhe duhet marrë”.

Me të luajnë edhe Elnor Elezi dhe Dash Cena.

“Më shumë performoj për kënaqësinë time”.

“Është kënaqësi për mua të luaj muzikë për qytetin tim”.

Kukësi dikur kishte shkollën e muzikës dhe mjaft talente kanë dalë nga aty. Kurse sot ky grup synon të tërheqë sa më shumë të rinj rreth vetes e për t’i larguar nga rruga.

“Qëllimi i artit është që njeriu të jetë më  zbutur dhe të largohet nga veset e këqija dhe këtë synoj të hap në qytetin tim, se ne rrezikohemi shumë nga fenomeni i mos të bërit asgjë”.

Rifat Demalia është drejtori i Qendrës Rinore e me projekte të tilla ia ka arritur qëllimit. Ka një numër të madh të rinjsh që janë të interesuar për punë vullnetare.

Duke shfrytëzuar aktivitetin janë përfshirë edhe artizanët e Kukësit. Hate Ora gjithë jetën ia ka kushtuar punimeve artistike.

“Ka kërkesa edhe për të dikurshmen dhe modernen e sotme”.

Bashkë me ta edhe një grup fëmijësh që ndjekin kurset verore.

“Sot kemi bërë shumë gjëra. Ne kënaqemi shumë. Nëpëmjet këtij klubi ne zhvillojmë imagjinatën dhe bëjmë gjëra të reja”.

I gjithë ky ansambël vlerash e rendisin Kukësin ndër të paktat qytete që përçojnë kulture, tradite dhe  shpresë. /abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco